Blerim Destani frymëzohet
nga Bekim Fehmiu

Blerim Destani frymëzohet<br /> nga Bekim Fehmiu
Aktori i mirënjohur me origjinë kosovare Blerim Destani është shprehur në një intervistë për Deutsche Welle se idhulli i tij në fushën e kinematografisë është aktori Bekim Fehmiu. “Rrugëtimi i tij drejt një karriere ndërkombëtare që në moshë të re më frymëzoi edhe mua për ta hedhur vështrimin përtej horizontit. Deri tani jam i kënaqur me rrugën që kam ndjekur, por ende ka shtigje në horizonte të reja, që dua t'i shkel.“ tha Destani. Në Shqipëri fama e tij erdhi pas filmit “ Koha e Kometës” me rolin e Shestanit. Aktori me origjinë nga Tetova dhe i lindur në Gjermani po korr mjaft sukses në filmat ku interpreton në pjesë të ndryshme të botës. Megjithatë ai nuk lë mënjanë edhe mundësinë për të qenë një ditë pas kamerave,si prodhues filmash.

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Shpejtësi, alkool e celular në timon, rreth 9 mijë gjoba për një javë në Tiranë! Rrugorja bën ‘blinacin’

Shpejtësi, alkool e celular në timon, rreth 9 mijë gjoba për një javë në Tiranë! Rrugorja bën ‘blinacin’