Pasi një udhëtimi disaditor mes Prishtinës, Tetovës dhe Gjermanisë ka ardhur momenti për t’u çlodhur. Aktori Blerim Destani i cili pritet të finalizojë së afërmi projektin më të ri televiziv me titull “Berlin Project”, më në fund ka gjetur pak kohë për pasionet e tij.

Sigurisht një prej tyre janë cigaret, prandaj edhe ai këtë moment e quan “Cigar Time”. Ky zakon i artistit për purot shfaqet shpesh sidomos gjatë netëve që kalon me miqtë e tij, duke zgjedhur të tymosë cigaret e famshme kubane për t’u relaksuar, prandaj edhe ka vendosur që të publikojë çaste nga ky moment edhe në faqen e tij zyrtare në Twitter.