Blerina Kllokoqi-Rugova:EULEX s'ka
kthyer arkivin e Presidentit Rugova

Blerina Kllokoqi-Rugova:EULEX s'ka<br />kthyer arkivin e Presidentit Rugova
Blerina Kllokoqi-Rugova tregon se EULEX-i ende nuk e ka kthyer arkivin e Ibrahim Rugovës të cilin e patën marrë për rastin e Ukë Rugovës

Në një rrëfim ekskluziv për ngjarjen e pakëndshme në familjen Rugova, të arrestimit të deputetit Ukë Rugova, kunata e tij, Blerina Kllokoqi-Rugova shpjegon traumën që përjetuan atë ditë familja Rugova, deri te fëmijët më të vegjël. Fatkeqësisht atë ditë EULEX-i pa asnjë të drejtë e mori edhe arkivin e presidentit Rugova.

Ky arkiv që është trashëgimi, jo vetëm e familjes Rugova, por edhe e LDK-së dhe e të gjithë shqiptarëve, fatkeqësisht ende nuk i është kthyer familjes Rugova dhe nuk dihet nëse një ditë do të kthehet. E siç thotë Blerina, këtë nuk po e kërkojnë as ata që po thirren sot në emrin e presidentit Rugova.

Blerina Rugova jo vetëm që beson në pafajësinë e Ukës, por mendon se bastisja e rezidencës së familjes Rugova nuk do të duhej të ndodhte fare. Ajo propozon që kjo rezidencë të shpallet trashëgimi e shqiptarëve dhe të vihet nën mbrojtjen e UNESCO-s, shkruan 'Bota sot".

Marrë nga "Gazeta Express"

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike