Blerja e votave, një fenomen i pranishëm në çdo proces zgjedhorë në Shqipëri, i cili shumë herë është bërë shkak që forca të ndryshme politike të mos njohin rezultate e tyre.

Po, nëse mendoni se është diçka “vetëm e jona” e keni gabim. Një fenomen i tillë duket se ndodh edhe në shtetin fqinjë Italinë.

“Le Iene” në Itali ka denoncuar një fenomen të tillë në zgjedhjet e fundit rajonale të Sicilisë.

"Pesëdhjetë euro për një votë", kaq i është ofruar një gruaje, sipas “Le Iene”, në këmbim të votës për kandidatin e Forza Italia, Antonio Castro, aktualisht këshilltar në komunën e Acireales.

Në emision shfaqet gjithashtu një listë votuesish të tjerë të cilëve iu janë ofruar para në këmbim të preferencës për kandidatin e Forca Italia. Castro, të cilit i është treguar më pas videoja, pretendon se nuk ka dijeni për shitje-blerje votash në favor të tij. 

 

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com