Bleta e Artë 2016, Rama: 1 mld €
investime në 3 vitet e ardhshme

Bleta e Artë 2016, Rama: 1 mld €<br />investime në 3 vitet e ardhshme
Kryeministri Edi Rama deklaroi gjatë ndarjes së çmimeve "Bleta e Artë 2016", se tre vitet e ardhshme, në ekonomi do të injektohen 1 miliard euro investime.

Sipas kryeministrit, investimet do të fokusohen në infrastrukturën rrugore, shëndetësi dhe arsim. 
 
"Jemi të përgatitur për të injektuar në ekonomi 1 miliard euro në tre vitet e ardhshme. Një shumë e cila sipas projeksioneve tona, mund ta nxisë rritjen ekonomike mbi 6%. Investime në infrastrukturën rrugore, arsimore, shëndetësore, në bashkëpunim me sipërmarrjen. Dua t'i nxis të gjithë që të mendojnë dhe të projektojmë mundësinë për t'u përfshirë në këtë program masiv investimesh. Synimi ynë është të nxjerrim nga bankat sa më shumë likuiditet dhe t'i vendosim në dispozicion të ekonomisë", u shpreh Rama.  
  
Kreu i qeverisë theksoi se investimet e huaja në Shqipëri janë rritur me 13.2%, çka ka bërë që të përmirësojë 32 pozicione në raportin e përvitshëm "Doing Business". 
"Si rrjedhojë e reformave në funksion të sipërmarrjes, Shqipëria rriti pozicionin historik në raportin "Doing Business", që prej vitit të parë të tij të publikimit në 2003. Jemi në të 53 nga 119 ekonomi, duke përmirësuar 32 pozicione. Në pozicionin e lehtësimit për pagesën e taksave, kemi përmirësuar 45 vende. Nuk është ky objektivi im përfundimtar. Ne synojmë të përmirësojmë ende më shumë fushat atë tjera. Është e mundur, dimë sesi duhet ët shkojmë drejt përmirësimit të pozicioneve të tjera dhe do t'ia dalim", tha Rama.

Edhe punësimi ishte në fokus të fjalës së kryeministrit. Sipas tij, Shqipëria sot ka më shumë se tre vite më parë. 
"Sot janë të regjistruar në librat e shtetit 183 mijë punonjës më shumë në sektorin jobujqësor, sesa ç'ishin në 2013-ën. Është një shifër dhe jo një opinion, një shifër që vlen për të gjithë ata që duan të dëgjojnë, kuptojnë, se nëse papunësia në Shqipëri është një plagë e madhe, Shqipëria sot nuk është më e papunë. Shqipëria sot ka më shumë punësim sesa 3 vjet më parë. Ju jeni dëshmitar të faktit që nëse do të merrnim një rrugëtim dhe do shihnim të dy anët e autostradës Tiranë-Durrës, nuk do të gjenim një derë të vetme ku s'ka qoftë edhe një vend të lirë pune. Ka nga një e nga dy e deri në 50-60 vende të lira pune. Kjo si reuzltat i nevojë së sipërmarrjes për krah të kualifikuar dhe si pasojë e mungesës së kualifikimit të gjatë të krahut të punës".
 
Sa i takon rritjes ekonomike, Rama tha se 2016-a pritet të mbyllet me një rritje pozitive prej 3.5%. 
"Rritja me 3.3 apo 3.5% e 2016-ës, nuk është një rritje e mjaftueshme për një ekonomi si e jona. Ne kërkojmë që impulsi i rritjes të jetë vërtetë i prekshëm dhe i pranishëm në jetën e përditshme. Vetëm kush nuk do të shohë, të dëgjojë, të mos kuptojë, nuk pranon që 35.% është shumë më tepër se 0 ku ishte ekonomia tre vite më parë. Projeksioni i rritjes së mëtejshme është inkurajues në funksion të atij objekti që thash. Kemi të gjitha arsye për t'u ndjerë krenar për këtë kthesë të rëndësishme që po i japim Shqipërisë, në funksion të transformimit të brendshëm ekonomik, nga një model i mbështetur te remitancat dhe bumi i ndërtimit, te një model i mbështetur te investimet prodhuese dhe eksportet. Ne shmangëm rënien në humnerë për shkak të borxheve të akumuluara, dhe kolapsit energjetik për shkak të krizës së thellë të shpërndarjes".
 
rama batutat

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Furgoni i udhëtarëve karambolohet me kamionin në Pogradec, plagosen 2 pasagjerë! Një i lënduar dhe pas përplasjes së veturës me eskavatorin në Cërrik

Furgoni i udhëtarëve karambolohet me kamionin në Pogradec, plagosen 2 pasagjerë! Një i lënduar dhe pas përplasjes së veturës me eskavatorin në Cërrik