Bleu 9 mijë euro ‘BMW’-në e vjedhur në Angli me qëllim që ta shiste për pjesë, arrestohet 36 vjeçari në Tiranë! Në kërkim 2 personat që ia shitën

Bleu 9 mijë euro ‘BMW’-në e vjedhur në Angli me qëllim që ta shiste për pjesë, arrestohet 36 vjeçari në Tiranë! Në kërkim 2 personat që ia shitën

Makina e sekuestruar

Një 36 vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës pasi bleu një makinë tip "BMW" e cila ishte vjedhur në Britaninë e Madhe. 

Në pranga ka rënë F.M i cili akuzohet se e ka blerë me shumën 9 mijë euro makinën e vjedhur me qëllim që ta shiste për pjesë këmbimi. Ndërkohë janë shpallur në kërkim T. L., 39 vjeç, banues në Kuçovë, dhe C. F., 41 vjeç, banues në Rumani të cilët e kanë trafikuar në Shqipëri automjetin e vjedhur. 

Makina tip "BMW" është sekuestruar nga policia ndërsa vijon puna për kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale. 

 

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë