Bleu gjelat e Vitit të Ri
me para falso, arrestohet

Bleu gjelat e Vitit të Ri<br />me para falso, arrestohet
FIER- Një 42 vjeçar është arrestuar nga policia pasi kishte blerë me para falso dy gjela deti. Mesditën e djeshme, rreth orës 15. 30 minuta Viktor Prendi, 42 vjeç, është ndalur në fshatin e quajtur Peçaj, të rrethit të Mallakastrës, në rrugën nacionale Tepelenë- Fier, për të blerë dy gjela deti në shumën 9000 lekë të reja.

Dyshohet se paratë kanë qenë të falsifikuara dhe pas denoncimit, është vënë në pranga dhe Viktor Prendi.

Arrestimi i tij është bërë rreth orës 22.30 të mbrëmjes së djeshme,nga Seksioni Kunder Krimit Ekonomik Financiar. Në vijim të veprimeve hetimore, këtij shtetasi janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, edhe 19 prerje 1 000 lekeshe të reja, të cilat dyshohen të jenë të falsifikuara. Prendi do të procedohet për veprën penale të “ Falsifikimit të monedhave”

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Preç Zogaj: Reforma e bunkerizmit të kastës plurale solidare përballë drejtësisë dhe SHBA

Preç Zogaj: Reforma e bunkerizmit të kastës plurale solidare përballë drejtësisë dhe SHBA