"Blindohet e majta", Rama arrin 
​ marrëveshjen me Bamir Topin

​ marrëveshjen me Bamir Topin">
TIRANE - Kryeministri Edi Rama ka arritur të bindë edhe kreun e Frymës së Re Demokratike, Bamir Topi për tu bërë pjesë e koalicionit të majtë për zgjedhjet e 21 qershorit. Një ditë pasi firmosi marrëveshjen me MBI 40 parti në selinë rozë marrëveshjen për bashkëpunim në zgjedhjet vendore, kreu i PS-së Edi Rama ka nënshkruar marrëveshje edhe me Frymën e Re Demokratike, partinë e ish-presidentit Bamir Topi.

Ajo që theksuan të dy drejtuesit e forcave politike pas nënshkrimit të marrëveshjes mes tyre, ishte fakti që FRD do të ketë mundësi të vijojë pozicionin e saj opozitar si forcë e qendrës së djathtë. 

“Fryma e Re Demokratike nuk ka kërkuar prej nesh ndonjë mbështetje për kandidaturë në ndonjë njësi vendore, por ka shprehur interesimin për të vlerësuar së bashku nëse mund të lidhim një marrëveshje për mirëqeverisjen vendore duke qenë pjesë e një koalicioni, duke ruajtur identitetin e palëve dhe duke u përpjekur modestisht për të ndërtuar një shembull të ri dhe emancipues për politikën shqiptare, ku si në vende të tjera të zhvilluara që i kanë kapërcyer me kohë këto nivele konfliktualiteti të lartë politik, parti në opozitë në nivel kombëtar, bashkëpunojnë në nivele lokale. Kjo ka qenë qasja e FRD-së dhe ne e kemi vlerësuar maksimalisht këtë qasje si kontribut të posaçëm që kjo parti jep përmes këtij koalicioni. Jemi të vetëdijshëm që FRD është forcë në opozitë me qeverinë, një opozitë e një natyre të veçantë, qytetare dhe shumë europianizuese, por jemi të kënaqur që në këto zgjedhje do të jemi së bashku, për të përcjellë përmes këtij koalicioni këtë frymë qytetarie”, u shpreh Rama.

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ 'Lewangolski' tripletë në moshën 36-vjeçare, Barcelona mposht Alaves dhe shkëputet nga Real Madrid

VIDEO/ 'Lewangolski' tripletë në moshën 36-vjeçare, Barcelona mposht Alaves dhe shkëputet nga Real Madrid