'Blindohet' ushtria shqiptare, Forcat e Armatosura pajisen me autoblinda amerikane! Vengu: Hap tjetër drejt modernizimit!

'Blindohet' ushtria shqiptare, Forcat e Armatosura pajisen me autoblinda amerikane! Vengu: Hap tjetër drejt modernizimit!

Blindat për Forcat e Armatosura shqiptare, asistencë e SHBA-ve

Forcat e Armatosura janë pajisur me autoblinda amerikane. Mjete taktike të blinduara për efektivët e Batalionit të Këmbësorisë së Lehtë (BKL), i janë shtuar prej pak ditësh flotës së Forcës Tokësore të ushtrisë shqiptare, duke rritur ndjeshëm kapacitetet e saj operacionale.

Tashmë Forca Tokësore hedh një hap tjetër të madh drejt standardeve që Aleanca e Atlantikut të Veriut kërkon për anëtarët e saj, pas rritjes së buxhetit për shpenzimet ushtarake në 2% të PBB-së.

Pirro Vengu, ministri i Mbrojtjes tha se falë asistencës së aleatit strategjik, SHBA-së, tashmë Forca Tokësore hedh një hap tjetër drejt modernizimit, një proces që do të vijojë edhe me rijetëzimin e industrisë ushtarake duke rikthyer prodhimin e armëve në uzinën e Poliçanit, Gramshit dhe Mjekësit.

“Ky investim shënon një hap të rëndësishëm në procesin e modernizimit dhe rritjes së gatishmërisë së strukturave ushtarake, në përputhje me prioritetin tonë për forcimin e infrastrukturës mbrojtëse. Pasurimi i flotës së mjeteve në Forcën Tokësore është gjithashtu një element për rritjen e aftësive tona mbrojtëse dhe përmbushjen e standarteve ndërkombëtare”, tha Vengu.

S.B/A.Q/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Nuriancenka: 17/10/2024 19:01

    Serbia do beje lufte shqiperine ne veri dhe mund te filloje mobilizimi ushtrise dhe kufiri si ne kohen piramida te xhaxhi enveri serbiA mund me shqiperi ne muaj shkurte ose mars pastaj shqiptare maqendonuse shqiptare te malizi shqiotare serbcka dhe shqiptare me vovojdine shqiptare ne greqi shqiotare ne rusi dhe shqiptare istrael dhe shqiptare te huaj

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë