Blinin me euro të false nëpër dyqane në Vlorë, arrestohen 2 të rinj! Iu sekuestruan 2500 euro të falsifikuara, 120 mijë lekë, 1 automjet e 4 celularë

Blinin me euro të false nëpër dyqane në Vlorë, arrestohen 2 të rinj! Iu sekuestruan 2500 euro të falsifikuara, 120 mijë lekë, 1 automjet e 4 celularë

Dy të rinj janë arrestuar nga policia e Vlorës, pasi përdornin euro false për të blerë produkte nëpër dyqane.

Policia ka vënë në pranga Arif Alia, 23 vjeç banues në Dibër dhe Demo Alushaj 22 vjeç, banues në Fier.

Nga hetimet dyshohet se dy të rinjtë, në bashkëpunim me njëri tjetrin, kanë përdorur kartëmonedha euro të dyshuara të falsifikuara, për të blerë produkte në disa subjekte tregtare në qytetin e Vlorës.

Gjithashtu është vënë në hetim M. V., 21 vjeç, pasi dyshohet se kishte djeni për veprimtarinë kriminale të 2 shtetasve tashmë të arrestuar. 

Policia sekuestroi në cilësinë e provës materiale 2500 euro të dyshuara të falsifikuara, 120 400 lekë, 1 automjet tip “BMW” dhe 4 celularë.  

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit