Dy të rinjtë, Kristjan Pjetri, 20 vjec dhe 29 vjeçari me inicialet E.P, të dy nga komuna Bardhaj e Shkodrës akuzohen se kanë përvetësuar në mënyrë të paligjshme të dhënat e kartës së kreditit të një shtetasi dhe me të kanë kryer transaksione në Internet për blerjen e mallrave dhe shërbimeve të ndryshme internet.
Arrestimi i Kristjan Pjetrit është bërë mbrëmë rreth orës 21:00 nga Sektori Kunder Krimit Ekonomik Durrës, në bashkëpunim edhe me Sektorin Kundër Krimeve Kompjuterike në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë Shtetit si dhe Njesinë e Përbashket Hetimore Kunder Korrupsionit dhe Krimit Ekonomik ne Prokurorine e Rrethit Durrës.
Arrestimi është bërë në vijim të një hetimi 3-mujor. Dy të rinjt “në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në muajin gusht të këtij viti, pasi kanë përvetësuar në mënyrë të paligjshme të dhënat e kartës së kreditit së shtetasit O.M., në periudha të ndryshme kanë kryer transaksione në Internet për blerjen e mallrave dhe shërbimeve të ofruara nga subjekte tregëtare në faqe të ndryshme interneti.” Thuhet në njoftimin për shtyp të policisë.
