Blinken do të vizitojë Vietnamin! SHBA synon përmirësimin e marrëdhënieve dy palëshë ndërmjet dy vendeve

Blinken do të vizitojë Vietnamin! SHBA synon përmirësimin e marrëdhënieve dy palëshë ndërmjet dy vendeve

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken do të vizitojë Vietnamin këtë fund-javë. Udhëtimi i parë i zotit Blinken në Hanoi si diplomati më i lartë i amerikan vjen ndërsa të dy vendet synojnë të përmirësojnë marrëdhëniet dypalëshe duke i ngritur ato në nivelin e partneritetit strategjik. Sekretari Blinken gjithashtu do të inagurojë fillimin e punimeve për kompleksin e ri të ambasadës amerikane. Korrespondentja e Zërit të Amerikës pranë Departamentit të Shtetit Nike Ching njofton nga Hanoi.

Shtetet e Bashkuara dhe Vietnami festojnë këtë vit 10 vjetorin e partneritetit të tyre gjithpërfshirës. Vizita e Sekretarit amerikan të Shtetit Antony Blinken në Vietnam pason një telefonatë mes udhëheqësve të të dy vendeve në fund të marsit.

“Një pjesë e këtyre diskutimeve përfshijnë vizita të ndërsjella të drejtuesve të të dyja vendeve në kryeqytetet e njëri-tjetrit. Është për t’u përcaktuar se kur saktësisht do të ndodhin ato, por bazuar në telefonatën mes Presidentit Biden dhe Sekretarit të Përgjithshëm Nguyen Phu Trong, sigurisht që ka shumë interes të ndërsjellë që kjo këtë të ndodhë këtë vit”, thotë Adrezka Natalegawa me Qendrën për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare.

Zoti Trong ishte ndër udhëheqësit e parë të huaj që vizitoi Pekinin tetorin e kaluar, pasi presidenti kinez Xi Jinping filloi mandatin e tij të tretë si udhëheqës i Partisë Komuniste Kineze.

Uashingtoni ka qënë i gatshëm të përmirësojë marrëdhëniet me Vietnamin duke i ngritur në nivelin e një partneriteti strategjik.

Hanoi heziton, pjesërisht nga shqetësimet rreth reagimit të Kinës, thonë analistët.

“Vietnami nuk dëshiron t’i dërgojë një sinjal Kinës se po afrohet shumë më shumë me Shtetet e Bashkuara. Në të kaluarën, sa herë që marrëdhëniet SHBA-Vietnam kanë bërë një hap përpara, Vietnami ka qenë i kujdesshëm për të përmirësuar në të njëjtën kohë marrëdhëniet me Kinën”, thotë Adrew Wells-Dang me Institutin Amerikan të Paqes.

Vizita e parë e Sekretarit të Shtetit Blinken në Vietnam vjen pas takimeve të tij me zyrtarë të lartë vietnamezë gjatë samitit të ASEAN-it majin e kaluar dhe vizitës së nënpresidentes Kalama Harris në Vietnam në vitin 2021./VOA

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sarandë/ Vrau burrin me sopatë, dërgohet në spital psikiatrik 48-vjeçarja

Sarandë/ Vrau burrin me sopatë, dërgohet në spital psikiatrik 48-vjeçarja