Blinken letër Kurtit: Marrëveshja me Serbinë, thelbësore për Kosovën

Blinken letër Kurtit: Marrëveshja me Serbinë, thelbësore për Kosovën

“Sigurimi i një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse për normalizim me Serbinë, e përqendruar në njohjen e reciproke është thelbësore për Kosovën që të arrijë potencialin e saj të plotë dhe të ecë përpara në rrugën drejt anëtarësimit në BE”, tha Sekretari amerikan i Shtetit, Antony J. Blinken në një letër urimi për kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Blinken ka shkruar se “Shtetet e Bashkuara e kanë mirëpritur formimin e qeverisë së re” dhe se presin të punojnë ngushtë për të siguruar që Kosova sovrane, e pavarur, shumë-etnike dhe demokratike të zë vendin e saj si partner i barabartë në familjen euro-atlantike.

Ndërkohë që është theksuar se zyra e Blinken është në krahë të vendit në luftën kundër pandemisë dhe sfidat e arrdhshme të vendit.

Më 14 Shkurt Kosova ka mbajtur zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Kuvendi i ri i Kosovës u konstituua më 22 mars dhe në po të njëjtën ditë u votua qeveria e re e drejtuar nga Albin Kurti i Lëvizjes Vetëvendosje.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja