SHBA pret 212 afganët e parë që u larguan nga Shqipëria, Blinken: Falënderojmë popullin shqiptar për pritjen! Xhaçka: Shqipëria krenare për bashkëpunimin

SHBA pret 212 afganët e parë që u larguan nga Shqipëria, Blinken: Falënderojmë popullin shqiptar për pritjen! Xhaçka: Shqipëria krenare për bashkëpunimin

Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken

Pas 7 muajsh, 212 nga mbi 2400 afganë të strehuar në Shëngjin të Lezhës, që i ikën luftës nga vendi i tyre për të gjetur shpëtim në Shqipëri, tashmë kanë mbërritur destinacionit final Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken ka publikuar foto nga mbërritja e afganëve në SHBA, teksa me një postim në 'Twitter' ka falënderuar popullin shqiptar për mikpritjen e tyre.

“I lumtur të tregoj se 212 afganë mbërritën këtë mëngjes nga Shqipëria në SHBA, në shtëpinë e tyre të re. Për fqinjët tanë më të rinj: Ju mirëpresim dhe ju urojmë më të mirat në këtë kapitull të ri. Një falënderim i veçantë për Ministren e Jashtme, Olta Xhaçka dhe popullit shqiptar për pritjen e mysafirëve afganë”, shkruan Blinken.

Ministrja e Jashtme Olta Xhaçka dhe ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim përcollën ditën e sotme 212 afganët për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Përmes një ceremonie të posaçme ata u përshëndetën nga Xhaçka dhe Kim.

Kujtojmë se Shqipëria ishte ndër vendet e para që u angazhua për të strehuar qytetarët afganë të cilët u larguan verën e kaluar nga vendi i tyre, pasi u kërcënohej jeta nga talebanët që morën pushtetin.  Për herë të parë, avioni me 121 refugjatë afganë do të ulej zyrtarisht në Shqipëri në orët e para të mëngjesit të 27 gushtit. Mes tyre, 11 foshnja.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 23:31
212 afganë drejt SHBA-së, ministrja Xhaçka falenderon Blinken: Shqipëria krenare për bashkëpunimin e saj

Pas falenderimit nga Sekretari amerikan Blinken, ka reaguar Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka. Xhaçka falenderon gjithashtu Blinken dhe shkruan në "Twitter" se Shqipëria është krenare për bashkëpunimin e saj me SHBA-të në këtë operacion për të shpëtuar aleatët afganë.

"Faleminderit @SecBlinken që e bëtë këtë të mundur. Shqipëria është krenare për bashkëpunimin e saj me SHBA-të në këtë operacion për të shpëtuar aleatët tanë afganë kur pjesa më e madhe e botës thjesht i qëndroi larg. Një falenderim i madh për të gjithë burrat dhe gratë e mahnitshme që bënë të mundur që kaq shumë afganë të fillojnë një jetë të re. ", shkruan ministrja Xhaçka.
 

SI.E./G.B./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen