Antony Blinken: SHBA mbështet plotësisht 'Paktin për të Ardhmen'
Sekretari Amerikan i Shtetit Antony Blinken
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së miratoi "Paktin për të Ardhmen" për të përballuar sfidat e shekullit të 21-të. Tani është detyra e vështirë e bashkimi të vendeve të përçara të botës për të ecur shpejt në zbatimin e 56 veprimeve të marrëveshjes.
Sekretari i Shtetit Antony Blinken tha se "thjesht ruajtja e status kuosë nuk është një alternativë", pasi ai sinjalizoi mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për paktin.
"Shtetet e Bashkuara janë të angazhuara në përpjekjet për miratimin e një sistemi të OKB-së, i cili pasqyron këtë botë të sotme dhe të nesërme, jo atë që ekzistonte në 1945", tha ai. "Ne nuk do të pranojmë përpjekjet për të rrëzuar, zbehur ose ndryshuar rrënjësisht parimet thelbësore të Kartës së OKB-së", shtoi ai.
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres falënderoi organin botëror prej 193 anëtarësh për miratimin e paktit. Ai tha se pakti krijon mundësitë për vendet që të bashkojnë forcat për të trajtuar sfidat e mëdha si ndryshimet klimatike, inteligjenca artificiale, përshkallëzimi i konflikteve dhe rritja e pabarazisë dhe varfërisë.
Pakti u miratua të dielën në "Samitin e së Ardhmes". Zëvendësministri i Jashtëm i Rusisë Sergey Vershinin propozoi një amendament që do ta kishte zbutur ndjeshëm marrëveshjen. "Askush nuk është i kënaqur me këtë marrëveshje", tha ai.
Por, rreth 143 vende, duke përfshirë 54 vendet e Afrikës, votuan për të mos ndërmarrë veprime për amendamentin e Rusisë. Vetëm gjashtë vende mbështetën Rusinë: Irani, Bjellorusia, Koreja e Veriut, Nikaragua, Sudani dhe Siria. Pesëmbëdhjetë vende abstenuan./VOA
S.B/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Janar, 09:30
A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?
-
Po
53.5%
-
Jo
41.6%
-
Nuk e di
4.9%
Vota total: 1876
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Augustin Palokaj: Një Donald Trump ndryshe
27 Janar, 16:46
-
SHBA/ Benjamin Netanyahu do jetë në Shtëpinë e Bardhë javën e ardhshme, ja çfarë pritet t'i kërkojë Trump-it
27 Janar, 16:08
-
Homan: Përparësi, largimi i emigrantëve që janë kërcënim për sigurinë
27 Janar, 16:05
-
Trump si 'Rama-Meloni'/ Emigrantët e paligjshëm do dërgohen në El Salvador, do qëndrojnë atje gjatë shqyrtimit të kërkesave për azil në SHBA
27 Janar, 15:25
-
Sa është e mundur realisht marrja e Groenlandës nga SHBA?
27 Janar, 12:27
-
Lufta/ Armëpushimi në Liban do të zgjatet deri më 18 shkurt
27 Janar, 09:29
-
Kolumbia tërhiqet, pranon kthimin e emigrantëve! SHBA heq tarifat 25 %, por pezullon vizat e sanksione për zyrtarët që refuzuan uljen e 2 avionëve
27 Janar, 07:26
-
Kolumbia anulon uljen e dy avionëve amerikanë me emigrantë të dëbuar, hakmarrja e Trump: 25% tarifa për mallrat dhe sanksione
26 Janar, 22:16
-
NBA/ Lakers nuk ndalen, fitojnë kundër Golden State! Sukses për Orlandon, bien Cavaliers
26 Janar, 18:39
-
SHBA/ Krimet në metro nxisin debate mbi kërkesën për të mbajtur maskë në publik
26 Janar, 18:19
-
Trump nuk tërhiqet: SHBA-të do ta marrin Groenlandën! 57 mijë banorët e ishullit duan të jenë me ne
26 Janar, 12:40
-
Fotografia e emigrantëve me zinxhirë: Donald Trump luan me frikën dhe shpik një Amerikë që nuk ekziston
26 Janar, 11:01