Blinken takohet me kryeministrin maqedonas: Mbështesim rrugëtimin e Maqedonisë së Veriut drejt integrimit në BE

Blinken takohet me kryeministrin maqedonas: Mbështesim rrugëtimin e Maqedonisë së Veriut drejt integrimit në BE

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken, gjatë një takimi të hënën në Uashington me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, theksoi rëndësinë e luftimit të dezinformimit në Ballkan.

“Ne do të vazhdojmë të flasim edhe për punën që duhet bërë për sigurinë energjetike dhe luftimin e dezinformimit, një çështje gjithnjë e më e rëndësishme”, tha zoti Blinken.

Sekretari amerikan gjithashtu falënderoi Maqedoninë e Veriut për ndihmën e dhënë për Ukrainën në luftën kundër agresionit rus dhe për rolin udhëheqës të Shkupit në Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë. Nga ana e tij, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski theksoi rëndësinë e marrëdhënieve të forta dhe partneritetit strategjikë mes Shkupit dhe Uashingtonit.

Falë partneritetit tonë strategjik, Maqedonia e Veriut ka qenë në gjendje të marrë vendime të vështira, por të mira në dekadën e fundit. Këto vendime dhe ky vizion e solli vendin në NATO, mundësoi hapjen e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, dhe marrjen e rolit udhëheqës në OSBE gjatë njërit prej viteve më të vështira në Evropë pas Luftës së Dytë Botërore”, tha kryeministri Kovaçevski.

Blinken gjithashtu shprehu mbështetjen amerikane për përpjekjet e Shkupit për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Maqedonia e Veriut ka pritur për një periudhë të gjatë në rrugën e integrimit evropian. Statusin e vendit kanidat ajo e mori në dhjetor të vitit 2005, para Kroacisë, e cila tani është anëtare e BE-së. Por përplasjet e brendshme politike dhe mosmarrëveshjet me fqinjët e kanë zvarritur procesin e saj të anëtarësimit në BE.

Maqedonia e Veriut është gjithashtu anëtare e Kartës së Adriatikut, e themeluar me ndihmën e Shteteve të Bashkuara, anëtare të së cilës janë edhe Shqipëria, Bosnja, Kroacia dhe Mali i Zi. Kosova, Serbia dhe Sllovenia kanë statusin e vendeve vëzhguese në këtë organizatë, e cila ka një partneritet të fortë me Shtetet e Bashkuara./VOA

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Planet e administratës së re amerikane për reformimin e FBI-së

Planet e administratës së re amerikane për reformimin e FBI-së