Blinken takon Vuçiç: Diskutuam rëndësinë e normalizimit të marrëdhënieve Kosovë-Serbi

Blinken takon Vuçiç: Diskutuam rëndësinë e normalizimit të marrëdhënieve Kosovë-Serbi

Blinken dhe Vuçiç

Sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken ka zhvilluar një takim me presidentimn serb Aleksandër Vuçiç të cilët ndodhen në Mynih ku kanë marrë pjesë në Konferencën e Sigurisë. Ka qenë Blinken i cili ka ndarë një foto me presidentin Vuçiç, krahas së cilës ka zbardhur edhe diskutimet mes tyre.

Blinken thotë se kanë folur mbi rëndësinë e normalizimit të marrëdhënieve mes Serbisë dhe Kosovës. Kujtojmë që të dyja palët janë në proces dialogu me propozimin europian.

Blinken nga ana tjetër thotë se duan ta shohin Serbinë në BE, ndërsa ka vlerësuar edhe qëndrimin e Serbisë në raport me luftën për Ukrainën. Vuçiç ka thënë më parë se mbështet integritetin territorial të Ukrainës, por nuk i ka vënë sanksione Rusisë.

“Pata një bisedë produktive me presidentin serb Vuçiç. Diskutuam rëndësinë e normalizimit të marrëdhënieve me Kosovën dhe përçova vlerësimin tonë për mbështetjen e vazhdueshme të Serbisë për Ukrainën. Ne ndajmë dëshirën e Serbisë për një të ardhme me BE-në”, shkruan Blinken.

Postimi i Blinken

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Marrëdhëniet me Greqinë, Hasani: E rëndësishme të mos jetë përpjekje mikrofoni por punë tavoline, duhet kujdes

Marrëdhëniet me Greqinë, Hasani: E rëndësishme të mos jetë përpjekje mikrofoni por punë tavoline, duhet kujdes