Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka kërkuar nga shtete që të riatdhesojnë luftëtarët e ISIS, t’i rehabilitojnë dhe ndjekin penalisht shtetasit e tyre, që i janë bashkuar grupit.
Blinken theksoi se ndalimi i rreth 10,000 luftëtarëve të Shtetit Islamik në kampet në Siri, ka çuar në një “situatë të paqëndrueshme”.
“Kjo situatë është e pajustifikueshme. Nuk mund të zgjasë gjithmonë. Shtetet e Bashkuara vazhdojnë t’i nxisin vendet e origjinës, përfshirë partnerët e koalicionit, që t’i riatdhesojnë, rehabilitojnë dhe, ku është e mundur, ndjekin penalisht qytetarët e tyre”, tha Blinken.
Luftëtarët e grupit ekstremist janë internuar në kampe që udhëheqin forcat kurde, me mbështetjen e SHBA-së, qëkur Shteti Islamik është shpallur i mposhtur, në vitin 2017.
Blinken theksoi se mposhtja e plotë e Shtetit Islamik kërkon adresimin e kërcënimeve që paraqet grupi jashtë Irakut dhe Sirisë.
Deklaratat e tij Blinken i dha gjatë një takimi në Romë për luftën kundër Shtetit Islamik.
Në muajt e fundit, zyrtarët irakianë ua kanë atribuar militantëve të Shtetit Islamik më shumë se 25 sulme vdekjeprurëse.
Sekretari i Shtetit i Shteteve të Bashkuara Antony Blinken tha të hënën se 10,000 luftëtarë të Shtetit Islamik vazhdojnë të mbahen në paraburgim në kampe të drejtuara nga Forcat Demokratike Siriane (SDF) të drejtuara nga Kurdët dhe se kjo situatë ishte "e paqëndrueshme".
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
25 Janar, 13:37
A duhet të votojnë emigrantët që kanë vetëm dokumente identifikimi të huaja?
-
Po
30.8%
-
Jo
63%
-
Nuk e di
6.2%
Vota total: 513
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Tentoi të trafikojë në SHBA 1 ton kokainë më 2023, SHBA i kërkojnë Shqipërisë kolumbianin e arrestuar në laboratorin e Fushë-Krujës
25 Janar, 20:23
-
Vota e Diasporës/ Balla tur në SHBA: Vota e shqiptarëve në Miçigan e rëndësishme, sherrin e Tiranës të mos e sjellim këtu! Konsullatë në Detroit dhe linjë fluturimi
25 Janar, 15:52
-
Senati amerikan konfirmon Pete Hegseth si kreun e Pentagonit
25 Janar, 11:15
-
SHBA urdhëron pezullimin e ndihmës ndërkombëtare
25 Janar, 09:28
-
'Groenlanda nuk shitet', zbardhet telefonata e tensionuar mes Donald Trump dhe kryeministres daneze
25 Janar, 07:40
-
Analiza e VOA: Elon Musk dhe historiku i manjatëve në politikën amerikane
24 Janar, 22:15
-
Grupet e para të imigrantëve dëbohen nga Shtetet e Bashkuara me aeroplanë ushtarakë
24 Janar, 22:10
-
Fokusi i Presidentit Trump në Groenlandë për shkak të militarizimit të rajonit nga Rusia
24 Janar, 22:05
-
Të armatosur deri ‘në dhëmbë’, ushtria amerikane zbarkon pranë kufirit me Meksikën (VIDEO)
24 Janar, 21:56
-
Vëllai i Elon Musk viziton Italinë, takime me ministra dhe Melonin në kryeministri! Opozita: Palazzo Chigi duket si një zyrë satelitore, tregoni çfarë diskutuat
24 Janar, 21:12
-
Ylli Pata: Gënjeshtrat e trasha nga PD, se Donald Trump pezulloi fondet për SPAK
24 Janar, 20:07
-
Tani është zyrtare, Myrto Uzuni bëhet 'i gjelbërt' dhe kalon tek amerikanët e Austin! Granada konfirmon shitjen, ja vlera dhe kontrata e firmosur
24 Janar, 19:46