Blinken thirrje palëve ndërluftuese në Sudan: Të respektohet plotësisht armëpushimi 72-orësh

Blinken thirrje palëve ndërluftuese në Sudan: Të respektohet plotësisht armëpushimi 72-orësh

Pamje nga Sudani

Sekretari i Shtetit amerikanTony Blinken njoftoi të hënën se ushtria sudaneze dhe Forcat e Mbështetjes së Shpejtë kanë rënë dakord për një armëpushim 72-orësh që fillon në mesnatën me orën lokale.

Përpjekjet e mëparshme për një armëpushim të përkohshëm kanë dështuar. Por ka shpresa në komunitetin ndërkombëtar se nëse një armëpushim mund të zbatohet dhe mbahet, ai mund të jetë baza për negociatat për një fund të përhershëm të luftimeve.

SHBA u dha dy palëve ndërluftuese në Sudan një propozim të ri për një plan armëpushimi të dielën.Për këtë Shtetet e Bashkuara i kanë bërë thirrje ushtrisë sudaneze dhe RSF-së që të respektojnë armëpushimin.

Ndër të tjera Sekretari i Shtetit amerikan tha se po punohet me palët sudaneze dhe partnerët për të kthyer qeverinë civile në Sudan.

Ushtria sudaneze nuk e komentoi menjëherë njoftimin e Blinken.

M.T/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Jubileu 2025, Papa Françesku hap derën e shenjtë në burg

Jubileu 2025, Papa Françesku hap derën e shenjtë në burg