Blinte kokainë në Durrës dhe vinte me autobus në Tiranë për ta shitur, arrestohet 31-vjeçari! Iu gjetën 414 gramë drogë

Një 31-vjeçar nga Durrësi është arrestuar sot në Tiranë, i akuzuar për shitje droge. Sipas Policisë, i riu Fabian Bega, i dënuar më parë për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve", e binte kokainë në Durrës në sasi të ndryshme dhe më pa se ndante në doza dhe e vinte dhe e shiste në Tiranë.

Ai siguronte nga 500 gramë deri në 2 kg kokainë në Durrës dhe më pas e shiste në zonën e “Don Boskos", në rrugën "Mine Peza" dhe në afërsi të Zogut të Zi, kundrejt vlerës 8000 lekë të rinj një dozë me kokainë.

31-vjeçari, lëvizjet nga Durrësi në Tiranë, i bënte me transport publik, ndërsa brenda Tiranës lëvizte me këmbë, që të ushtronte aktivitetin e tij pa u pikasur nga shërbimet e Policisë.

Ndërkohë, vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.  

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve".

 

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave