Bllofi i Bashës, ID që lëshoi PD
nuk bëjnë për votimin elektronik

Bllofi i Bashës, ID që lëshoi PD<br />nuk bëjnë për votimin elektronik
Kërkesa e opozitës shqiptare për votim elektronik në zgjedhjet e 18 Qershorit 2017, është teknikisht i parealizueshme. Dhe për pamundësinë teknike të realizimit të votimit elektronik, të paktën edhe për zgjedhjet e 18 Qershorit, ka ‘kontribuar’ vetë kryetari i opozitës, Lulzim Basha, kur ishte në postin e Ministrit të Brendshëm.

Konkretisht, kartat e identitetit të votuesve, të lëshuara para vitit 2014, janë të pavlefshme për të mundësuar votimin elektronik të zgjedhësit. Shqiptarja.com zbardh një njoftim të kompanisë “Aleat” që prodhon dokumentet e identifikimit, e cila deklaron se kartat e identitetit të lëshuara para vitit 2014, pra gjatë kohës së qeverisjes ‘Berisha’, nuk janë të aktivizuara dhe për pasojë nuk mund të identifikojnë zgjedhësin në makinën e votimit elektronik.

Sipas kompanisë, çipi i kartave të lëshuara para 2014 nuk është i aktivizuar, ndaj këto karta nuk i mundësojnë pajisjes elektronike për të lexuar të dhënat e votuesit. Kompania ka njoftuar se aktivizimi i kartave të identitetit në fjalë bëhet vetëm pranë zyrave të Aleat. “Aleat ofron shërbimin e aktivizimit të Kartës ID në çdo Pikë të Shërbimit Aleat në të gjithë Shqipërinë. Kartat ID të lëshuara në 2014 janë të aktivizuara.

Kartat ID të lëshuara para 2014 - Aktivizimi i Kartës ID në zyrat Aleat. Aktivizimi i Kartës ID nuk ka kosto për qytetarin”, thuhet në njoftim. Pra, mbi 2 milionë qytetarë, të cilët janë pajisur me karta identiteti nga viti 2009 deri në vitin 2014, për të votuar në zgjedhje dhe për të marrë shërbime të tjera, duhet të paraqiten në zyrat e kompanisë për të aktivizuar kartat. Pra, nëse palët do të binin dakord për aplikimin e votimit elektronik në zgjedhje, një pjesë e madhe e zgjedhjeve, do të mbeteshin pa votuar.

Edhe pse e vetëdijshme për pamundësinë e realizimit të votimit elektronik, Partia Demokratike këmbëngul pikërisht në këtë kërkesë, me sa duket për të shtyrë apo justifikuar një humbje të mundshme në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Për muaj me radhë Lulzim Basha deklaroi se nuk mund të kishte zgjedhje me Edi Ramën kryeministër, ndërsa prej disa ditësh thotë se nuk ka zgjedhje pa votim elektronik.

Siç duket, deri ku u rrëzuan nga pushtetit, Sali Berisha dhe Lulzim Basha kanë punuar që kartat e lëshuara për qytetarët të ishin të pavlefshme për votim elektronik, me anë të specifikimeve në kontratën me kompaninë, me qëllim për të rrëzuar një kërkesë të mundshme të kundërshtarëve të tyre për aplikimin e votimit elektronik. Por, tashmë janë pikërisht Berisha dhe Basha që e kërkojnë një gjë të tillë, ndonëse para se të rrëzoheshin nga pushteti e kanë kundërshtuar ashpër idenë e votimit elektronik, me argumentin se numërimi manual që kemi është shumë i saktë.
 
Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

 

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Universitetet amerikane forcojnë rregullat, shpresojnë të përmbajnë protestat kundër luftës

Universitetet amerikane forcojnë rregullat, shpresojnë të përmbajnë protestat kundër luftës