Bllofi i Rezart Taçit me Parmën
sjell dy 'viktimat' e para në Itali

Bllofi i Rezart Taçit me Parmën<br />sjell dy 'viktimat' e para në Itali
Bllofi i radhës i Rezart Taçit me ekipin e Parmës ka sjellë dhe “viktimat” e para. Taçi arriti të blinte ekipin e Parmës që ishte në vështirësi financiare, por që nuk zgjati shumë, pasi u tërhoq pas një muaji, duke ia kaluar pronësinë kompanisë “Barilla”, pjesë e disa investitorëve italianë.
 
Por për këtë shitje  shërbimi sekret Italian, në bashkëpunim me karabinierinë dhe prokurorinë e Parmës hapën një hetim, për këtë blerje të dyshimtë, madje është hapur dhe një çështje penale.

Në rregjistrin e të dyshuarve me akuzën falimentim mashtrues krahas funksionarëve të ekipit u rregjistruan edhe emrat e dy oficerëve të Rojes së Finacës italiane. Bëhet fjalë për kolonelin Danilo Petrucelli, komandant i Rojes së Financës së Parmës dhe për nën/kolonelin Luca Albanese-n shef në Policinë tatimore të Parmës.

Ata dyshohen se në mënyrë të qëllimshme kanë vonuar transmetimin e informacioneve thelbësore, që provonin se manovrat e ndërlikuara financiare të Tacit kishin për qëllim të organizonin një falimentim mashtrues të ekipit të Parmës, me qëlllim përfitimi.

Dy kolonelët u hoqën menjëherë nga Roja e Financës e Parmës, e ndërsa janë vënë në dispozicion të drejtësisë italiane. Sipas mediave italiane pritet gjithashtu që në vazhdimin ehetimeve edhe Taçi të merret në pyetje.
 
Kur Taçi bleu ekipin e Parmës. borxhet zyrtare ishin deklaruar 80 milionë euro por pas verifikimeve të kryera u vu re se borxhet ishin rreth 200 milionë euro. Pjesë e këtyre borxheve ishin edhe pagat e prapambetura të lojtarëve. 


Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

SHBA/ Tjetër atentat i dështuar ndaj Donald Trump? Policia kap një person të armatosur 1 km larg vendit të mitingut të ish-presidentit, në Kaliforni

SHBA/ Tjetër atentat i dështuar ndaj Donald Trump? Policia kap një person të armatosur 1 km larg vendit të mitingut të ish-presidentit, në Kaliforni