Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka qenë zëri kryesor kundër hapjes së negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Një qëndrim i tillë ka irrituar të gjithë, krerët e institucioneve të BE-së, SHBA-në e madje edhe shtetet tjera që aspirojnë anëtarësimin në Bashkim Evropian.
Më i prekur nga një qëndrim i tillë i Francës është ndarë kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, i cili edhe arriti marrëveshjen historike me Greqinë për emrin.
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut thotë se një zhvillim i tillë e ka shkatërruar si personalisht por edhe psikologjikisht.
“Një gjë e tillë më ka shkatërruar personalisht, dhe psikologjikisht”, ka thënë Zaev, teksa shpreh edhe shqetësimin jo vetëm për veten dhe shtetin e tij por edhe për stabilitetin e gjithë Ballkanit Perëndimor, shkruan New York Times.
Zoran Zaev thotë se një zhvillim i tillë i hap rrugë rritjes së radikalizmit dhe, gjithashtu, konflikteve brenda shteteve dhe, gjithashtu, edhe të shteteve në mes vete. “Nacionalizmi dhe radikalizmi mund të rriten përsëri. Aty ka një rrezik për hapjen e konflikteve brenda shteteve përsëri. Gjithashtu, për të hapur konflikte në mes të shteteve përsëri”, ka thënë Zaev.
Kryeministri maqedonas tha gjithashtu se janë udhëhequr nga shpresat që u kishte thënë Bashkimi Evropian dhe se pas zhvillimeve të fundit rajoni është në errësirë dhe kush e di se nga do të shkojë.
Në këtë shkrim të NYT, gjithashtu, përmendet edhe brishtësia e Bosnje Hercegovinës dhe Kosovës, dhe gjithashtu edhe përpjekja e Rusisë për rritje të influencës në Ballkan, kërcënim ky që i druhen edhe SHBA-ja.
Sondazhi i ditës:
26 Dhjetor, 08:05
Si ka qenë për ju viti 2024?
-
I mirë
44.6%
-
I keq
20.5%
-
As i mirë as i keq
34.9%
Vota total: 679
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
New York Times: Shqipëria mes destinacioneve mahnitëse europiane për t’u vizituar në 2025
20 Dhjetor, 15:57
-
Samiti/ Rama: Një ditë afrimi i mëtejshëm me Europën, u mbështet fuqimisht plani ynë me KE për mbylljen e negociatave në fund të vitit 2027 (FOTOT)
19 Dhjetor, 09:00
-
Greqia: Mbështetja jonë për anëtarësimin e Shqipërisë në BE është e kushtëzuar, ne jemi rregullatorët e shpejtësisë
18 Dhjetor, 16:17
-
Integrimi/ Nesër Konferenca e Tretë e ndërqeveritare me BE-në, Rama kryeson delegacionin në Bruksel
16 Dhjetor, 08:56
-
Mali i Zi dhe Shqipëria përpara, të tjerët mbeten të bllokuar
16 Dhjetor, 08:39
-
‘Asnjë hap pas!’ Meloni-Opozitës: Gjadri do funksionojë, edhe nëse fle atje çdo natë! Marrëveshja e emigrantëve, ‘tmerri' i trafikantëve (VIDEO)
15 Dhjetor, 17:18
-
Kualifikueset e Botërorit 2026, Rraklli për Report TV: S'e doja këtë short, Sylvinho të bëjë ndryshime! Leci: Serbia mendjen për telashe, Kosova e ka vështirë
14 Dhjetor, 16:00
-
Shorti i Botërorit/ Prodani në ‘Studio Live’: UEFA gaboi me shortin e Shqipërisë, s’duhet t’i kemi frikë! Serbia ‘armiku ynë’, shans për të bërë histori! Seitllari: Duka rrudhi buzët
13 Dhjetor, 20:30
-
Shqipëria dhe Kosova mbledhje të përbashkët Kuvendi, 130 deputetë më 20 dhjetor në Prishtinë! I pranishëm edhe Rama
13 Dhjetor, 19:34
-
Tentuan të djegin flamurin shqiptar, UEFA gjobit Serbinë me 200 mijë € dhe e dënon me 2 ndeshja pa tifozë në transfertë
13 Dhjetor, 17:32
-
Shaban Murati: Çfarë populli jemi?
12 Dhjetor, 16:07
-
Demush Shasha: Testi i vitit 2025
12 Dhjetor, 08:54