Aksi Librazhd-Prrenjas
Për shkak të trafikut të rënduar, si pasojë e bllokimit të aksit Librazhd-Prrenjas, Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) ka dhënë udhëzime për qytetarët, që të përdorin rrugë alternative.
Njoftimi
Duke marrë shkas nga situata e rënduar e trafikut, si pasojë e bllokimit të aksit nacional Librazhd–Prrenjas (në vendin e quajtur “Arrat e Gurrës”), ARRSH, për t’i ardhur në ndihmë drejtuesve të mjeteve, sugjeron përdorimin e akseve alternative si më poshtë:
Për autoveturat:
Maliq – Lozhan – Strelc – Gramsh – Elbasan
Qafthanë – Pogradec – Korçë – Leskovik – Përmet – Tepelenë
Për mjetet e tonazhit të rëndë:
Pika doganore Qafë Thanë – Maqedoni – Pika doganore e Bllatës – Rruga e Arbërit
Duke kërkuar mirëkuptimin e drejtuesve të mjeteve dhe të gjithë banorëve të zonës, ju lutemi të ndiqni me kujdes sinjalistikën rrugore si dhe udhëzimet e Policisë Rrugore.
Faleminderit për bashkëpunimin.
Lajmi kryesor:
‘Paralizohet’ juglindja, shembja e rrugës Librazhd-Pogradec bllokon qarkullimin! ARRSH udhëzon drejtuesit: Përdorni këto rrugë alternative (VIDEO)











