Bllokimi i Albanian Airlines
tani biletat 62 % më shtrenjtë

Bllokimi i Albanian Airlines<br />tani biletat 62 % më shtrenjtë
TIRANE- Kompania ajrore "Albanian Airlines" vazhdon të mos ketë asnjë përgjigje për kërkesën e saj lidhur me një arsyetim ligjor mbi revokimin e lejes së fluturimeve, të bërë pak ditë më parë nga ana e Autoritetit të Aviacionit Civil të Republikës së Shqipërisë. Me sa duket, nuk ekziston një arsyetim ligjor për një gjë të tillë, përndryshe do të ishte bërë publik. Por, kjo ka sjellë ndikim të fuqishëm në treg. Janë mijëra bileta që janë prerë tashmë nga shqiptarë e të huaj, që mendonin të udhëtonin me shtatë linjat, që shërbente kompania dhe vlera e tyre është në total 500 mijë euro. Të pyetur nga "Shqiptarja.com", zyrtarë të kompanisë deklaruar se ata i kanë njoftuar klientët që kanë dy varjante: ose t'i ruajnë ato deri një vit, periudhë, gjatë së cilës do të ruajnë vlefshmërinë e tyre, ose të marrin rimbursimin. Por, në agjencitë turistike do të gjejnë çmime më të kripura për linjat, ku kishin prenotuar udhëtimin, ndërkohë që në shuma raste do të përdoren fluturime me dy linja për të arritur në destinacion, pra edhe me kosto më të lartë.

Ditën kur u vendos papritur bllokimi i fluturimeve të avionëve të "Albania Airlines", biletat e linjës Tiranë-Stamboll vajtje-ardhje u shitën 317 euro, nga 196 euro më parë.

Vendimi i autoriteteve shqiptare për revokimin e certifikatës së operatorit ajror për "Albanian Airlines" u mor më 10 nëntor të këtij viti, ndërkohë që më 25 korrik 2011 ishte dhënë kjo certifikatë, me vlefshmëri deri më 1 nëntor të vitit të ardhshëm. Kjo u krye pas auditit nga Autoriteti kombëtar i Aviacionit Civil shqiptar, si dhe auditorëve ndërkombëtarë të nënkontraktuar nga ky Autoritet dhe kompania rinovoi certifikatën e operimit ajror për 15 muaj, afati maksimal i mundshëm.

Autoriteti i Aviacionit Civil bllokon fluturimet për arsye të sigurisë së avionëve, por këtë herë pretendimi ka qenë i natyrës financiare. Jozyrtarisht, thuhet se kompania ka detyrime në aeroporte të huaja apo avionët janë lënë si garanci bankare dhe nga kjo duhet të rezultojë që ato nuk ofrojnë sigurinë maksimale. Në vend, as kompania e furnizimit me karburant dhe as ndërmarrja e Aerportit nuk kanë probleme të kësaj natyre me "Albanian Airlines", ndërkohë që ajo po shlyen edhe borxhe të ish-pronarëve me këste, sipas marrëveshjeve të pranuara nga shteti.

Kjo logjikë ka pika të dobëta, sidomos lidhur me mundësinë e mohuar që kompania të ushtrojë biznes për të patur mjete që të paguaj detyrime, në rast se ka detyrime të tilla diku. Një biznes i bllokuar nuk e ka këtë mundësi. Kjo praktikë është ndjekur nga shteti shqiptar edhe në raste të tjera. Por, në fakt, avionët nuk mund të deklarohen, për arsye financiare, më pak të sigurtë teknikisht për të fluturuar.

Duket qartë se ministria e Olldashit kërkon që operatori në fjalë të bëjë një kërkesë të re për të rinovuar lejen e fluturimit, të cilën mund ta rinovojë apo jo, por burime nga kompania shprehen të vendosur që të mos ndjekin këtë rrugë, por rrugët ligjore.

MPPT: Udhëtarë, shkoni te "Belle Air!"

Në Kodin e Procedurave Administrative, neni 138, përcaktohet se, nga moment kur kryhet një ankim administrative, pezullohet zbatimi i aktit administrative, me përjashtim të rasteve që lidhen me mbledhjen e taksave dhe të ardhurave tatimore, masa policore apo çështje me interes të rendit publik.

Në këtë rast, nuk preket asnjë prej përcaktimeve të sipërcituara dhe ankimi i kompanisë - që është bërë menjëherë - automatikisht duhej të pezullonte zbatimin e aktit administrativ. Pra, kompania duhej të vijonte fluturimet. Konkretisht, me depozitimin e ankimit te ministri i Transporteve, akti administrativ 'Vendimi i Autoritetit të Aviacionit Civil', dërguar me shkresën 1464, datë 10.11.2011, që bën fjalë për revokimin e rinovimit 25 të Certifikatës së Operatorit Ajror, për shoqërinë "Albanian Airlines" sh.p.k., i pezullon efektet e tij dhe kompania duhej të vazhdonte menjëherë aktivitetin normal me fluturimet e përcaktuara sipas programit dimëror të fluturimeve. Po, një gjë e tillë ka rënë në vesh të shurdhër, duke sjellë edhe një herë tjetër një veprim të dëmshëm ndaj investitorëve të huaj.

Kompania ve në dukje se Aviacioni Civil i ka "këshilluar" që të mbrojnë pasagjerët tek kompania konkuruese "Belle Air". Kjo është një shprehje e qartë e interesave klienteliste dhe konkurrencës së padrejtë. Forma dhe përmbajtja me kësaj letre është abuzive dhe sjell pasoja mtë pariparueshme të karakterit ekonomik dhe social, duke qënë kështu dhe një antireklamë e pamënjanueshme për kompaninë tonë. Kjo tregohet edhe me faktin që lajmi për revokimin e certificatës së Operimit Ajror u publikua në media, para sesa të mbërrinte në zyrat e komanisë sonë, theksojnë ata.

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit