Bllokimi i auditoreve? Kovaçi: U qëndrojmë kërkesave tona! Do mbyllen universitetet nëse vijojnë me këtë politikë! Mirëpresim studentë në protestë

Pedagogët protestuan sërish për rritje page 30% këtë vit dhe 20% vitin e ardhshëm, fonde për kërkime shkencore dhe kushte më të mira pune. Ata paralajmëruan protestë më 14 dhe 17 tetor, duke u lënë kohë qeverisë për negociata. Pedagogët u kërkuan ndjesë studentëve që i kanë braktisur në protestat e tyre, por tani u kërkojnë ndihmë për të mirën e arsimit.

Të vendosur për të mos bërë hapa pas, pedagogët e përsëritën thirrjen për rritje pagash

‘Ne qëndorjmë  në kërkesat tona, gjatë kësaj jave ne do flasim për të ardhmen akademike.

Ne presim studentët në protest, kjo pasi 8% do merret nga universitet. A pranojnë studentët që nga tarifa e tyre të përdoret për të paguar pedagogët. Ne duam që studentët me tarifat e tyre t kenë të mira në universitetet e tyre, të kenë bibloteka etj.

Po mbyllen degë, po ne do mbyllim dhe universitetet nëse vazdon me këtë lloj politike. Ne kemi kërkuar 30 % këtë vit dhe 20 % vitin e ardhshëm si parakusht. Më datë 14 do marrim një vendim, ne këtë lëvizje e kemi me studentët dhe për studentët, që të kemi një arsim të lartë cilësor. Mund të negocijojmë kohën këtë vit, 30 % ka qenë negocimi, se ne e kishim 50 % e ndamë. S’është shumë, është thjesht 15 mln euro, ne po ndërtojmë rrugë me 21 mln euro. Qeveria ka mundësi të investojë.’- tha Kovaçi.  

Për punonjësen e sindikatës, u shpreh se të gjithë universitetet janë në të njëjtën linjë për të kërkuar të drejtat e tyre.

‘Të gjithë kolegët tanë sigurisht jo vetëm nga Drejtësia janë pro të gjitha pikave të peticionit. Megjithatë unë i mirëkuptoj edhe nëse ata nuk e kanë firmosur, se mund të marrin kërcënime apo shantazhe por ne kemi një mvështetje verbale nga ata.

Ka patur deri tani telefonata që mos të marrim pjesë nëpër protesta po ne këot nuk i vëmë re.’- tha pedagogia.

  • Kërkesat e pedagogëve
  • -Rritja e pagave për pedagogët dhe stafin ndihmës
  • -Rritja e financimit për kërkimin shkencor
  • -Rivendosja e shtesave mbi pagë për ‘Dëshmëri shëndeti në punë’ 
  • -Rritja e shtesës mbi pagën për vjetërsinë në punë 
  • -Rritja e pagesës së orëve të ngarkesës suplementare 
  • -Rivlerësimi i orës mësimore pasi ka zbritje prej 50% të pagesës së orës mësimore si rezultat i mosfierencimit të orës mësimore të leksionit.
  • -Rishikimin e tatimit prej 23% mbi pagesën e ngarkesës suplementare
  • -Të pezullohet deri më 2026 zbatimi i pikës c) të paragrafit të 3, i Kreut III të VKM Nr.112, datë 23.2.2018 për kriteret e marrjes së titullit “Profesor”.
  • -Të bëhet transparencë mbi buxhetin dhe të ardhurat e universitetet publike.

Kujtojmë se qeveria vendosi që të rrisë me 15% pagën e pedagogëve, pas protestave të këtyre të fundit. Vendimi u mor nga qeveria, nga ku 7% do të mbulohet nga buxheti i shtetit dhe 8% do të mbulohet nga vetë bordi i administrimit. Në daljen për mediat, ministrja e Arsimit, Evis Kushi, nënvizoi se mbështetja e qeverisë ndaj pedagogëve nuk është vetëm një rritjen e pagës, por edhe në aspekte të tjera. Edhe pas këtij vendimi, pedagogët nuk janë dakord. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:26
Pedagogu thirrje studentëve: Lërini gomonet, ejani dhe merrni fatin tuaj në dorë! Reagoni për interesat e kombit

 

Në një komunikim për mediat Sindikata e Arsimit i ka bërë thirrje pedagogëve të bëhen bashkë pasi e ardhmja e arsimit është në rrezik.

Gjatë fjalës së ti pedagogu, i bëri thirrje edhe studentëve që të bashkohen dhe të marrin fatin e tyre në dorë, dhe jo të marrin gomonet për t’u larguar nga vendi.

 “Përse të detyrojmë rininë të ikë. Po mbyllen degë jetike. Kush është ai që e çon fëmijën e tij për mësues kur i duhet të futen në portale e shumë e shumë procese të tjera. Punësohet një student që mbaron inxhinieri minierash dhe jo një student që mbaron master shkencor. Thirrje studenteve të reagojnë, thirrje pedagogëve të reagojnë për interesa të kombit dhe jo të interesave personale. Ne po i bëjmë thirrje shtetit me vënë në punë. Nuk duam të ndërrojmë kryeministra”, tha më tej pedagogu..

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 12/10/2022 00:03

    Jam dakord vetem me kerkesen e dyte dhe te fundit.Ju njelloj keni per t'i mjelur studentet, sido qe te jete dhe tani po u kerkoni /to do the bidding/ per llogarine tuaj!!!

    Përgjigju
  • kosta: 11/10/2022 14:28

    nuse e kolit paska ngel pa lek, dashka rritje rroge. pagese paaftesie kerkoni

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Austri/ Orteku vret 2 skiatorë në alpet e Tirolit, kërkime dhe për një të tretë

Austri/ Orteku vret 2 skiatorë në alpet e Tirolit, kërkime dhe për një të tretë