Bllokimi i negociatave/ Rama për 'France24': Procesi si pilulë kundër depresionit! Nuk jemi ne të ngadaltë, por BE-ja

Bllokimi i negociatave/ Rama për 'France24': Procesi si pilulë kundër depresionit! Nuk jemi ne të ngadaltë, por BE-ja

Kryeministri Edi Rama në intervistë për median franceze

TIRANË- Kryeministri Edi Rama nuk i ka ndalur kritikat kundër Bashkimit Evropian dhe politikës së këtij unioni sa i përket zgjerimit me vendet e Ballkanit Perëndimor. Pas “jo-së” që mori një ditë më parë, kreu i qeverisë ka dhënë një intervistë për ‘France24’ ku tha se nuk është Shqipëria ajo që ka bërë një proces të ngadalë drejt BE.

“Nuk është Shqipëria që ka bërë progres të ngadaltë drejt BE-së, por BE-ja është ngadalësuar. Nuk jam i frustruar, por tepër i trishtuar nga dëshmia e Bashkimit Europian për të përmbushur premtimin e dhënë ndaj Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut”, shprehet Rama.

Statusin e kandidatit në BE, kryeministri Rama e përshkruan: “si një lloj pilule kundër depresionit për të rritur moralin e vendeve".

Më herët kreu i qeverisë dha edhe një intervistë për median italiane ‘Corriere della Sera’, në të cilën theksoi se është koha që të hiqet unanimitet në vendimmarrjen e Bashkimit Europian.

Këto reagime vijnë pas Samitit të BE-së që u mbajt një ditë më parë në Bruksel, ku sërish Shqipërisë dhe Maqedonisë se Veriut nuk iu çelën negociatat, një vendim që pritet për shkak të vetos Bullgare që ka mbajtur peng 2 vendet e NATO-së, prej vitesh.

 

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Zenun Tyta: 25/06/2022 12:19

    O arbëror që ma kap me dor Edi Rama gjigandi Shqipris. Ti dhe salhe bajga jeni për vjedhje, anarshi, kriminalitet, tok e xanme e vetëm pë pislliqe. Ska mo qofte te daha o arbënor kaja.

    Përgjigju
  • A. N.: 25/06/2022 07:47

    Ne ecim me 100km/h ndersa europa me 20km/h. Vitin tjeter do e parakalojme, ndersa ne 2025 do jete Europa qe do kerkoje antaresim tek ne. Sali opozitari nuk do pranoje, ndersa Ed gjigandi do kete meshire dhe do i lejoje anetaresimin duke i kujtuar kohet kur ishim ne ata qe kishim nevoje dhe nuk na e varen.

    Përgjigju
  • Arbërori: 24/06/2022 23:21

    Sa herë që të shofë unë vjellë, aq i pështirë je !

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Nëntor, 23:23

    A po japin rezultat protestat e PD-së?



×

Lajmi i fundit

Trump nënshkruan marrëveshje me Shtëpinë e Bardhë për të filluar zyrtarisht transferimin e pushtetit

Trump nënshkruan marrëveshje me Shtëpinë e Bardhë për të filluar zyrtarisht transferimin e pushtetit