Prej 5 ditësh qarkullimi drejt juglindjes është i pamundur si pasojë e degradimit të aksit rrugor Librazhd-Prrenjas. Sot u demontua dhe ura në zonën e njohur si “Arrat e Gurrës” për shkak të daljes jashtë funksioni.

Shkak për shembjen e rrugës është bërë erozioni i vazhdueshëm në zonë. Dyshohet se kjo mund të jetë pasojë e gërryerjeve masive që kompani private të pajisura me leje nga shteti kanë bërë në basenin e lumit të Shkumbinit për ndërtimin e segmentit të ri Elbasan-Qafë Thanë, pjesë e Korridorit VIII. Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) ka marrë si vendim ndërtimin e një rruge provizore rreth 1.3 kilometra buzë Shkumbinit me qëllim zgjidhjen provizore të qarkullimit, por nuk ka një afat se kur do të hapet.

Rrëshqitjet e vazhdueshme të dherave jo vetëm që kanë dëmtuar aksin Librazhd-Prrenjas, por dhe segmentin e ri të Korridori VIII, i cili po ndërtohet paralel me aksin aktual, nga kompania ANK. Si pasojë e situatës së rëndë, Prokuroria e Elbasanit ka nisur hetim kryesisht për disa vepra penale, mes tyre “Shpërdorim detyre”, “Shkelje e barazisë në tenderë”, “Shkatërrim i rrugës” dhe “Ndotje e ajrit, ujit apo tokës”.

Lajmi në përditësim...