Bllokimi i statusit për shkak të CEZ
Çekia zyrtare: Nuk është e vërtetë

Bllokimi i statusit për shkak të CEZ<br />Çekia zyrtare: Nuk është e vërtetë
Tomas Prouza, Sekretari i Shtetit për Çështjet e Bashkimit Europian në Republikën Ceke ka  hedhur poshtë të gjitha shkrimet në media, sipas të cilave Çekia do kushtëzonte statusin e Shqipërisë për shkak të CEZ.

Sipas tij, Republika Ceke nuk do bazohet në një çështje të vetme tregtare për statusin e Shqipërisë, por do shohë progresin e bërë nga Shqipëria.

“Kjo nuk është aspak e vërtetë, është një spekulim i medias dhe realisht mbeta i habitur kur pashë këto spekulime sepse qeveria ende nuk e ka diskutuar çështjen e statusit kandidat të Shqipërisë, kjo do të diskutohet javën tjetër. Pra, nuk ka pasur asnjë diskutim të këtij lloji. Nuk mund ta imagjinoi që qeveria do ta mbështesë vendimin e saj në një çështje të vetme tregtare, por ajo që do të bëjmë është të shohim hapat që ka ndërmarrë Shqipëria në 6 muajt e fundit: si ka ndryshuar situata, sa mirë janë zbatuar ligjet, cili ka qenë progresi në drejtësi dhe pika të tjera. Pra, ne do të shohim këto çështje dhe nuk do të merremi me një çështje të vetme tregtare”, shpjegoi Prouza.

Përsa i përket negociatave mes Shqipërisë dhe kompanisë CEZ, Sekretari i Shtetit për Çështjet e Bashkimit Evropian, thekson edhe njëherë se ky nuk është kusht i Pragës për statusin e Shqipërisë.

“Nëse çështja do të ishte zgjidhur muaj më parë, do të ishte në interesin e gjithësecilit, por ky gjithsesi është një vëzhgim i përgjithshëm, nuk është një kusht që ne po e vlerësojmë për çështjen e statusit kandidat. Jemi në dijeni që ka bisedime mes palëve, por këto bisedime janë mes qeverisë shqiptare dhe CEZ-it dhe jo mes qeverisë shqiptare dhe qeverisë çeke”, deklaroi Tomas Prouza.

Por, a ka bërë Shqipëria progres në muajt e fundit për Repulikën Ceke? Prouza shprehet: “Ajo çfarë Komisioni Europian ka komentuar shumë pozitivisht në raport lidhur me progres-raportin ishte e rëndësishme. Si vendi ka ecur përpara, si është zbatimi i ligjit, si shteti mbron të drejtat e individëve dhe të kompanive. E gjithë kjo është pjesë e tablosë përfundimtare. Nga ajo që ne kemi parë dhe raporti që kemi lexuar nga Komisioni Europian, në Shqipëri është bërë shumë progres dhe ky është një lajm i mirë.”

Marrë nga Top Channel
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria çel negociatat për kapitullin e parë, integrohemi brenda 2030?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Qeveria dhe opozita të bëjnë pakt për kërkesat e BE, jo pazar për lista apo amnisti penale

Spahiu: Qeveria dhe opozita të bëjnë pakt për kërkesat e BE, jo pazar për lista apo amnisti penale