Bllokimi kufirit, policia nuk
do ndalojë lëvizjen e Vetëvendosjes

Bllokimi kufirit, policia nuk<br />do ndalojë lëvizjen e Vetëvendosjes
Nesër lëvizja Vetëvendosja ndërmer aksionin e paralajmëruar për bllokimin e kufirit me Serbinë në Merdare dhe Dheu i Bardhë. Më 11 janar Albin Kurti, kreu i kësaj lëvizjeje, nga Tirana, u bëri thirrje qytetarëve të Shqipërisë që të mbështesin nismën e saj për bllokimin e pikave kufitare me Serbinë. Vetëvendosja ka bërë të ditur se do të qëndroj ditë e natë në këto pika deri në fillimin e zbatimit të masave të reciprocitetit.

Qeveria e Kosovës e quan kundër-kushtetuese dhe akuzon Vetëvendosjen se do të marrë pushtetin me dhunë. Në një intervistë për europa e lirë kryeministri Thaçi tha se Nuk do të lejojmë përsëritjen e janarit të vitit të kaluar të Tiranës edhe në Prishtinë

“Krerët e Lëvizjes Vetëvendosje, që t’i quaj “Vetëfundosje”, do të vetëfundosen, por nuk do të lejojmë që Kosovën ta fundosin në asnjë rrethanë. Nuk do të lejojmë gjithashtu qëllimin e këtyre krerëve të kësaj partie që janarin e vitit të kaluar të Tiranës ta sjellin këtë janar në Prishtinë. Shteti i Kosovës do të funksionojë në mekanizmin e vet kushtetues dhe ligjor, dhe këta krerë morën përgjegjësi personale për inicimin e këtyre veprimeve të paralajmëruara të dhunshme ndaj institucioneve dhe shtetit të Kosovës. “ deklaroi Thaçi. Në një reagim të djeshëm zyrtar ministria e Jashtme Shqiptare dënoi thirrjet ekstremiste per bllokimin e pikave kufitare me Serbinë.
Në deklaratën për shtyp, ministria e Jashtme sqaron se veprime të tilla, si imitim i politikave ekstremiste serbe, nuk kanë asgjë të përbashkët me sakrificat dhe përpjekjet kontruktive mbarëshqiptare për ndërtimin e shtetit demokratik të Kosovës dhe të një shoqërie multietnike, të një shteti që ndërton dhe zhvillon marrëdhënie të mira me fqinjët, në shërbim të paqes e stabilitetit në Kosovë e rajon.

“Përdorimi i retorikës nacionaliste e pseudo-patriotike, në funksion të axhendave politike partiake, nuk i shërben aspak objektivave madhore të shqiptarëve për integrimin e secilit nga shtetet ku ata jetojnë në trojet e tyre, në Bashkimin Evropian, dhe nuk ndihmojne në njohjet e reja për shtetin e ri të Kosovës”, deklaroi dje zëdhënësja Eva Kushova.

VV E POLICIA BIEN DAKORD: NUK DO KETE DHUNE
Nga ana e saj Policia e Kosovës deklaroi se nuk do të bllokojë tubimin e aktivistëve të Lëvizjes “Vetëvendosje” drejt pikave kufitare në Merdare dhe Dheu i Bardhë ditën e shtunë, ndërsa “Vetëvendosje” do të bllokojë rrugët vetëm me trupa të njerëzve dhe kjo vetëm në një pjesë të rrugës, për të bllokuar hyrjen e kamionëve me mallra serbe. Pas një takimi, të zhvilluar dje, ndërmjet përfaqësuesve të policisë dhe të lëvizjes se Vetëvendosjes është vendosur se nuk do të bllokohen protestuesit për të shkuar në dy pikat kufitare, informon portali Indeksonline.
Vetëvendosja ka bërë të ditur se do të qëndroj ditë e natë në këto pika deri në fillimin e zbatimit të masave të reciprocitetit. ah/sg/Shqiptarja.com/

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Nga kamerier në Mykonos, në mikpritës turistësh në Fishtë

Nga kamerier në Mykonos, në mikpritës turistësh në Fishtë