Kryeministri Edi Rama ka reaguar për herë të parë për bllokimin e Kuvendit nga Lulzim Basha ditën e sotme.
 
Për shefin e qeverisë, PD nuk ka ide, prandaj kërkon sherr. Ai shprehet se opozitës iu dha konsensus për atë që kërkonin, por prapëseprapë e bllokuan foltoren e Kuvendit.
 
S'kanë ide duan sherr. U dhamë konsensus për atë që donin, po prapëseprapë e bllokuan foltoren. A di të ma thotë kush si mund të ndihmohen?” shkruan Rama në Facebook.
 
Lulzim Basha bllokoi sot foltoren e Kuvendit pas përjashtimit, që Ruçi i bëri nga seanca, ndërsa pas rrëzimit që shumica i bëri sot, seanca për të diskutuar për Reformën Zgjedhore do të bëhet javën tjetër.

Përsa i përket masës, Ruçi u tërhoq nga deklarata e paradites për përjashtimin me 10 ditë të Bashës duke vendosur ta falte me arsyetimin se është deputet i ri.


dy.b/shqiptarja.com