Në një operacion të policisë greke është arritur të sekuestrohet mbrëmjen e djeshme një sasi droge prej 1 ton. Droga e bllokuar ishte e llojit kanabis dhe po transportohej me një motoskaf. Motoskafi u bllokua në plazhin e quajtur “Riza Antirio”, pranë qytetit të Patrës. Motoskafi, 11 metra i gjatë dhe me dy motorë 350 kubik, ishte i ngarkuar me 1 ton kanabis.

Burime të policisë së Sarandës saktësuan se drejtuesi i mjetit detar ka tentuar dy herë të hyjë në ujërat territoriale shqiptare, por policia kufitare, në bashkëpunim me policinë greke, kanë nisur një aksion të përbashkët për ndalimin e trafikantëve

Sipas policisë së Sarandës drejtuesi ka braktisur motoskafin, që u gjet i braktisur, për t’i shpëtuar arrestit. Gjatë kontrollit u bllokua edhe një armë zjarri automatike e tipit Kallashnikov.