Bllokohen 130 kg drogë në Port
në kërkim miku i Lulzim Bashës

Bllokohen 130 kg drogë në Port<br />në kërkim miku i Lulzim Bashës
Një sasi e madhe kanabis zbulohet brenda një ngarkese me konfeksione në Portin e Durrësit. Në pranga ka rënë drejtuesi i kamioncinës ku ndodhej ngarkesa me konfeksione. Në kërkim është shpallur pronari i Kompanisë së konfeksioneve, biznesmenin Arben Xibri, i cili njihet edhe si mik dhe mbështetës i kreut të Partisë Demokratike Lulzim Basha. Ky shtetas dyshohet se është organizatori i trafikimit të lëndës narkotike me destinacion Italinë. Droga ishte fshehur në pjesën e tavanit të kamioncinës dhe pjesa e pasme të kabinës, me një shtresë të dyfishtë të salduar.

Agjentët e Antidrogës në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës në bashkëpunim me Departamentin Opetativo-Hetimor në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave kanë sekuestruar sot në Portin e Durrësit 130 kilogram lëndë narkotike kanabis sativa, ndërsa në pranga ka rënë një nga transportuesit.

Sipas policisë, në pranga ka rënë Edmond Xhaja 48-vjeç, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në Portin e Durrësit në automjetin tip Benz, kamionçinë, me targa AA 143 NC, në brendësi të ngarkesës me konfeksione, iu gjetën dhe iu sekuestruan 100 pako me rreth 130 kg lëndë narkotike e dyshuar e llojit Cannabis Sattiva.

Gjithashtu është shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e pronarit të firmës së konfeksioneve, Arben Xibri 50-vjeç.

arben xibri
(I shpallur në kërkim Arben Xibri)

Xibri, rezulton të jetë një nga miqtë e kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha

Ky fakt provohet nga një foto e bërë nga Basha, me biznemenin Xibri, në kryeqytet me 4 nëntor të vitit 2012.
Basha shihet në foto bashkë me Xibrin ndërsa takohen, në rrugën ‘Hasan Sufa’, gjatë inspektimit të punimeve që po kryeheshin në këtë rrugë. Biznesmeni Xibri, 50 vjeç njihet si një nga njerëzit më të fuqishëm në fushën e konfeksioneve.

Pikërisht në rrugën “Hasan Sufa”, në zonë e Ali Demit ku edhe është bërë fotoja me Bashën, kompania e Xibrit ka një prej filialeve të tij. Ai është aksioner në masën 20 për qind në kompaninë “Intertex”, e cila është një prej shumë kompanive të fasonerisë në kryeqytet. Veç tij, aksionerë në këtë kompani janë edhe tre shtetas italianë që mendohet se janë vëllezër. Po kështu Xibri, është aksioneri i vetëm i kompanisë XIBRITEX, një kompani që ka shtrirë aktivitetin e saj kryesisht në importin dhe eksportin e veshjeve të ndryshme nga jashtë vendit, por edhe prodhimin e tyre në vend. Madje automjeti i kamionçinë “Mercedez- Benz” me targa AA 143 NC, i kapur mbrëmjen e të premtes në Durrës rezulton i regjistruar në emër të kompanisë së Xibrit.

Një fakt i tillë konfirmohet edhe nga regjistri i Qendrës Kombëtare të Biznesit, ku pasqyrohet edhe aktiviteti i detajuar i kompanisë. Tashmë Xibri rezulton të jetë në kërkim, nga policia me akuzë e trafikimit ndërkombëtar të lëndëve narkotike në bashkëpunim.

 Foto e bërë nga Basha, me biznemenin Xibri, në kryeqytet me 4 nëntor të vitit 2012
basha dhe xibri
basha dhe cibri
(Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha dhe Arben Xibri)

Destinacion i lëndës narkotike ishte Italia dhe vlera e lëndës narkotike të sekuestruar shkon deri në 1 milion euro.

xhaja shoferi
(Në foto drejtuesi i mjetit Edmond Xhaja)

Droga e fshehur ne kamionin e konfeksioneve
Lënda narkotike ishte fshehur në një shtresë të dyfishtë në pjesën e pasme të kabinës së kamionit dhe pjesërisht në tavan. Oficerëve të antidrogës u është dashur përdorimi i mjeteve prerëse për të hapur vendin e përshtatur për trafikimin e lëndëve narkotike.

Droga është zbuluar gjatë kontrollit me skaner, në portin e Durrësit, ndërsa vlera e saj nëse do të ishte hedhur në tregun italian, do të kishte një vlerë prej rreth një milionë euro.

Sipas hetimit, të policisë mësohet se produktet e konfeksioneve janë ambalazhuar dhe ngarkuar në Tiranë. Dyshimet e hetuesve janë se edhe lënda narkotike mund të jetë ngarkuar në kryeqytet, ku furgoni mendohet se mund të jetë modifikuar për trafik droge.

Ndërkaq ende nuk dihet origjina e lëndës narkotike, ndërsa policia po heton.



dr 130 kg droge
dr 130 kg droge
dr 130 kg droge
dr 130 kg droge
dr 130 kg droge
dr 130 kg droge
dr 130 kg droge
(Droga e kapur ne kamioncine ne Portin e Durresit)

 Foto të tjera..

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, e kujt është përgjëgjesia?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Të gjithë kemi nga një histori tragjike, të vdekjes së një familjari për faj të mjekësisë së dështuar

Spahiu: Të gjithë kemi nga një histori tragjike, të vdekjes së një familjari për faj të mjekësisë së dështuar