Bllokohen 241 kg
hashash në kufi

Gjatë një aksioni të policisë greke në kufirin shqiptaro-grek, është arritur të ndalohet një sasi droge prej 241 kg. Lënda narkotike e transportuar nga dy fugona besohet se kishte si destinacion Irlandën.

Policia është vënë në gatishmëri pasi mori informacione nga agjentët e Interpol, se nga Shqipëria vinin sasi me hashash që kalonin në Iguemenicë e më pas eksportoheshin në Irlandë.


Një prej fugonave i cili ishte drejtuar në qytetin Artë janë zbuluar 120 kg lëndë narkotike "cannabis sativa", ndërsa në fugonin e drejtuar për në Athinë u gjetën 121 kg të tjera.

Policia greke bën me dije se automjetet ishin furnizuar me hashash në kufirin shqiptaro-grek nga shtetas shqiptarë. Sipas policisë një prej automjeteve drejtohej nga një shtetas irlandez, 36-vjeç, ndërsa fugoni që u kap në Athinë, drejtohej nga shtetasi Franko Alfonso, 46-vjeç, këngëtar dhe aktor greko-italian, si dhe nga një grek 40-vjeç. Mësohet se në një nga fugonat, droga ishte vendosur pas një ngarkese me portokall ndërsa do të transportohej në Athinë e më pas në Irlandë.

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord me vendimin e gjykatës për detyrim paraqitje të Berishës?



×

Lajmi i fundit

Interi propozon shkëmbimin e Kristjan Asllanit me talentin e Serie A

Interi propozon shkëmbimin e Kristjan Asllanit me talentin e Serie A