Bllokohen 30 kamionë
në Qafë Thanë

Bllokohen 30 kamionë<br />në Qafë Thanë
30 kamionë kanë mbetur të bllokuar në piken kufitare të Qafë Thanës, për shkak të borës së madhe në Maqedoni.

Lajmi konfirmohet nga autoritetet e kufirit sipas të cilave, kamionët janë bllokuar pasi kaluan tokën shqiptare. Mësohet se në tokën e shtetit fqinjë, nga qafë thana në drejtim të Strugës trashësia e borës është 50 centimetra.

Aktualisht po punohet për hapjen e aksit, por ka vështirësi për shkak të trashësisë. Ndërkohë drejtuesit e kamionëve me targa shqiptare nuk pranojnë të rikthehen. Autoritetet e pikës kufitare të Qafë Thanës këshillojnë drejtuesit e mjeteve të tonazhit të lartë të shmangin udhëtimin, pasi nuk do të lejohet kalimi deri në një urdhër të dytë. ah/shqiptarja.com/

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Media italiane ‘Tag24’: Cilat vende të vizitoni në Shqipëri për pushimet verore 2024

Media italiane ‘Tag24’: Cilat vende të vizitoni në Shqipëri për pushimet verore 2024