Policia kufitare e Kakavijës ka bërë të mundur sekuestrimin e 4 kg marijuanë ndërkohë që ka vënë në pranga dhe poseduesin e saj.

Forcat kufitare kanë arritur të vënë në pranga 37-vjeçarin Argjent Shametaj, i cili transportonte sasinë e drogës në cantën e tij, teksa udhëtonte me autobuzin e linjës Shqipëri-Greqi.

Gjithashtu policia ka shoqëruar edhe drejtuesin e autobusit si dhe dy shtetas si persona të dyshuar për këtë trafik droge. ah/shqiptarja.com/