Bllokohen 4 ton marmalatë nga Serbia për në Shkodër, ARSYEJA

Bllokohen 4 ton marmalatë nga Serbia për në Shkodër, ARSYEJA

Nëj sasi prej 4 ton marmalatë  e nisur nga Serbia me destinacion qytetin e Shkodrës, për shkak se nuk plotësonte kriteret ligjore për të hyrë në vendin tonë. 

Marmalatae të ambalazhuara në kova plastike 14 kg, u kishte mbetur afat përdorimi më pak se gjysma (1/2) e jetëgjatësisë dhe për rrjedhojë nuk plotësonte kërkesat ligjore të parashikuara në pikën 2 të Urdhërit Nr.250, datë 29.07.2011 “Mbi Disa masa për hyrjen në territorin e Republikës së Shqipërisë të produkteve ushqimore” dhe si e tillë nuk ishte e përshtatshëm për konsum. 

Në bazë të legjislacionit në fuqi, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit nuk lejoi futjen e këtyre produkteve në territorin e Republikës së Shqipërisë dhe ngarkesa me këtë produkt ushqimor u kthye në vendin e origjinës.

"Siguria ushqimore është prioritet i punës tonë dhe për asnjë rast nuk do të ketë tolerim ndaj abuzuesve. AKU shprehet e gatshme për të mos lejuar asnjë praktikë në dëm të konsumatorëve duke nxitur zbatimin e ligjit dhe forcimin e masave parandaluese", thuhet në një njoftim të AKU-së.

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Naldi: 18/01/2020 22:36

    Duhet ne leke te reja se te vjetrat spo e kan me gje hic

    Përgjigju
  • Arbëri: 17/01/2020 14:30

    O shqiptarë nga serbia nuk ka gjë të mirë, serbia dergon vetëm helm ke ne! Keni kujdes ju lutem shumë!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi/ Mbyllja e TikTok, 81% e shqiptarëve pro vendimit të qeverisë

Sondazhi/ Mbyllja e TikTok, 81% e shqiptarëve pro vendimit të qeverisë