Bllokohen 1700 litra pije të skaduara në Korçë, gjobitet subjekti/ VIDEO

Korçë- AKU ka sekuestruar 1700 litra pije të skaduara të subjektit "Argentil" në rrugën "Kiço Greco" në Korçë. Në momentin e inspektimit, produktet po ruheshin në temperaturë ambienti dhe në mungesë të kushteve higjieno-sanitare në ambientin ku magazinoheshin.

Nga AKU u sekuestrua sasia prej 1740 litrash pije freskuese, çajra, lëng frutash si dhe 48.8 kg biskota, kek dhe çokollata. Në magazinë u gjetën edhe produkte ushqimore pa kundraetiketë në gjuhën shqipe. Sipas informacioneve të AKU-së këto mallra qarkullonin në treg, ndërsa sipas pronarit të tyre këto mallra po përgatiteshin për t'u asgjësuar.

Ndaj subjektit u morën masat: Gjobë për mungesë të kushteve higjieno- sanitare 300.000 mijë lekë; Gjobë për tregtim produkti të pasigurtë 500.000 mijë lekë; Gjobë për etiketim të parregullt në gjuhën shqipe 50.000 mijë lekë dhe bllokim produkti për të skaduar për asgjësim.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat