Bllokohen minatorët, 48 orë
mes dëborës e pa energji

Bllokohen minatorët, 48 orë<br />mes dëborës e pa energji
MARTANESH – Reshjet e dëborës dhe mungesa e energjisë elektrike kanë izoluar tërësisht në minierë 40 minatorë në Thekë të Krastës. Alarmi për bllokimin e minatorëve është dhënë nga vetë pronari i kompanisë, Ra Krom, Gani Hoxha, e cila ka marrë me koncension minierën e kromit.
Hoxha ka bërë me dije se prej 48 orësh minatorët nuk mundën dot të dalin nga galleria 28 TH e minierës për shkak të motit të keq që ka përfshirë zonën, por edhe mungesës së plotë të energjisë elektrike në Krastë të Martaneshit.
Por, pas lajmit të dhënë nga mediat, CEZ ka vendosur të kthejë energjinë elektrike në zonën e Krastës. Kjo ka bërë që pas 48 orësh minatorët të dalin në sipërfaqe dhe të kthehen pranë familjeve të tyre.

(aq/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Dritan Hila: Ta gëzojë Berisha dhe Rama!

Dritan Hila: Ta gëzojë Berisha dhe Rama!