SARANDË- 16.5 kg lëndë narkotike është bllokuar dhe sekuestruar në Sarandë nga Strukturat Kundër Krimit të Organizuar në Komisariatin e Policisë.
Droga po tentohej të trafikohej për në Greqi nëpërmjet Pikës së Kalimit Kufitar Qafë-Botë.
Në bashkëpunim me strukturat e Policisë së Kufirit Qafë-Botë është bërë e mundur edhe kapja dhe arrestimi në flagrancë i Jorgo Dhimitër Cakuli, 50 vjeç, banues në lagjen nr. 4 Sarandë, “për ‘Trafikim të lëndëve narkotike’ e mbetur në tentativë”.
Lënda narkotike do të trafikohej e fshehur në automjetin e tij, tip “Seat”, ngjyrë gri, me targa greke IZA6955.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Krimeve të Rënda në Tiranë.
Redaksia Online
(b.g/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com