Bllokohet aksi nacional Gjirokastër-Përmet. Mjetet në të dy anët e rrugës nuk mund të qarkullojnë si pasojë e rënies së inerteve nga lartësitë.
Shirat e rrëmbyeshëm dhe me intensitet të lartë, kanë izoluar në këto momente qarkullimin në këtë aks kombëtar në segmentin Ura e Leklit-Dragot.
Me dhjetra automjete që qarkullonin në të dy anët nuk kanë mundur dot të lëvizin pas prurjeve të shumta të gurëve me përmasa të ndryshme që vinin prej lartësive.
Komento