Bllokohet ekstradimi i "vrasësit
shqiptar", 10 cm më i shkurtë
Edhe pse shenjat e gishtërinjve të tij përputhen me ato të një vrasësi të shpallur në kërkim, një shqiptar emigrant në Britani nuk mund të ekstradohet pasi përshkrimi i tij është i ndryshëm nga ai i vrasësit. Aleks Kola, 34 vjeç, u arrestua në korrik të vitit 2013 në Northampton për një aksident të vogël. Pasi iu morën shenjat e gishtërinjve rezultoi se, ato përputheshin me të gangsterit Lekë Prendi, i cili kërkohet nga autoritetet në Tiranë për një vrasje brutale të një prifti të kryer në vitin 2000.
BRITANI E MADHE - Edhe pse shenjat e gishtërinjve të tij përputhen me ato të një vrasësi të shpallur në kërkim, një shqiptar emigrant në Britani nuk mund të ekstradohet pasi përshkrimi i tij është i ndryshëm nga ai i vrasësit. Aleks Kola, 34 vjeç, u arrestua në korrik të vitit 2013 në Northampton për një aksident të vogël. Pasi iu morën shenjat e gishtërinjve rezultoi se, ato përputheshin me të gangsterit Lekë Prendi, i cili kërkohet nga autoritetet në Tiranë për një vrasje brutale të një prifti të kryer në vitin 2000.
Kola këmbëngul që ky është një gabim identiteti dhe kur gjykata miratoi ekstradimin e tij, 34-vjeçari e apeloi vendimin duke argumentuar se nuk kishte asnjë të përbashkët me të kërkuarin. Tashmë, Gjykata e Lartë e ka bllokuar dëbimin e tij nga Britania e Madhe me pretendimin se dokumenti i Interpolit për Prendin ishte plot me gabime dhe se nuk është e sigurt që personi i arrestuar (Aleks Kola) është pikërisht ai.
Mospërputhja Kur Aleks Kola u arrestua, u mendua se vrasësi i priftit u kap. Si pjesë e punës rutinë, nga kontrolli automatik i listës së të kërkuarve dhe shenjave të gishtërinjve, të dhënat e tij përputheshin me ato të Prendit. Por, avokatët e tij argumentuan se përveç shenjave të gishtërinjve, detajet e tjera nuk kishin përputhje. Sipas të dhënave të Interpolit, Prendi është 168 cm i gjatë, ndërsa Kola ka një gjatësi prej 178 cm. Avokatët thanë se “është e pamundur që ai të jetë rritur me 10 cm pas rinisë”.
Dokumenti i Interpolit gjithashtu ka dhe një foto të Prendit, e cila është bërë kur ai ishte i ri, por që nuk ngjason aspak me pamjen e Kolës. Gjyqtari vuri në pikëpyetje vërtetësinë e të dhënave të siguruara nga autoritetet shqiptare duke thënë se dhe shenjat e gishtërinjve mund të mos jenë autentike. Burimi origjinal i fotos dhe shenjave të gishtërinjve është i paqartë dhe sipas gjyqtarit burimi nuk është i vërtetuar. Në fund gjyqtari vendosi: “Qeveria shqiptare nuk e provon dot që Kola është Lekë Prendi”. Kola do të mbahet dhe dy javë në polici periudhë e cila është e vlefshme për të apeluar vendimin.
I kërkuariLekë Prendi është në arrati, ndërsa gjykata në Shqipëri ka dhënë një dënim me 21 vite burg për vrasjen me plumb në kokë të priftit gjatë një grabitje me armë në vitin 2000. Ai dhe disa persona të tjerë ndaluan një autobus me klerikë, të cilët po ktheheshin nga një pelegrinazh dhe qëlloi me armë një nga pasagjerët. Prendi u arratis dhe u dënua në mungesë për vrasje, grabitje me armë dhe armëmbajtje pa leje. Interpoli lëshoi të ashtuquajturën “fletë e kuqe” duke bërë apel për arrestimin e tij, por deri tani vendndodhja e tij është e panjohur.
Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.6%
-
Jo
39.7%
-
Nuk e di
12.7%
Vota total: 3702
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kupa e Botës/ Lara Colturi grumbullon pikë të tjera për Shqipërinë, renditet e 13-ta në Austri
15 Janar, 10:25
-
Edison Ypi: Lutje të ftuarit në studio
15 Janar, 10:17
-
Kosovë/ Minsistri Sveçla: Janë mbyllur institucione paralele serbe në 10 komuna
15 Janar, 10:08
-
Kryebashkiaku i Kolonjës, Erion Isai paraqitet në SPAK! Report Tv zbulon kallëzimin e bërë ndaj tij për korrupsion, fshehje pasurie dhe shkelje barazie në tendera
15 Janar, 10:07
-
Abu Dhabi/ Samiti i Javës së Qëndrueshme, Rama: Nënshkruajmë marrëveshjen për kabllot nënujorë me Italinë dhe Emiratet e Bashkuara! Synojmë të bëhemi lojtarë kyç në rajon
15 Janar, 09:55
-
Meloni flet për marrëveshjen energjetike me Shqipërinë dhe Emiratet Arabe: Jam krenare
15 Janar, 09:52
-
Masakra e Lushnjes, Laert Haxhiu bën rekurs dënimin 'burg përjetë', prej 3 javësh në burgun e sigurisë së lartë në Drenovë
15 Janar, 09:45
-
Tiranë/ Shisnin kokainë e kanabis pranë një shkolle, arrestohen dy persona, 1 në hetim
15 Janar, 09:42
-
Takimi i parë në Bruksel i Komisionit të përbashkët Kosovë-Serbi për të pagjeturit
15 Janar, 09:40
-
'I kam kaluar të gjitha nga plumbat 3 gisht mbi kokë deri te drejtimi i vendit', Braçe: E kam nisur si socialist i zakonshëm në 1992 dhe kështu do e mbyll
15 Janar, 09:36
-
Policia e Kosovës hyn në institucionet serbe në Graçanicë! Minsistri Sveçla: Janë mbyllur në 10 komuna
15 Janar, 09:33
-
VIDEOLAJM/ Rama në gjunjë para Melonit, ja dhurata që zgjodhi për ditëlindjen e saj
15 Janar, 09:33