Segmenti i rrugës brenda qytetit Skela-Ujë i ftohtë do të qëndrojë i mbyllur për rreth 2 muaj. Shkak për këtë janë bërë punimet që po kryhen për ndërtimin e Lungomares në Vlorë. Njoftimi është bëra nga policia e Vlorës e cila nëpërmjet një shkrese u kërkonte qytetarëve mirëkuptimin dhe bashkëpunimin për të shmangur qarkullimin duke filluar nga: Sheshi “Isa Boletini”(Posta e Vjetër e Skelës) deri tek Shkolla e Marinës. Punimet për ndërtimin e sajë sipas projektit priten të zgjasin rreth dy muaj. Duke filluar nga sot(e premte) deri në javën e dytë të prillit.
/Shqiptarja.com
