Pika Kufitare e Kapshticës ka ndërprerë punën e saj dhe shkak për këtë është bërë greva greke e fermerëve. Kjo situatë do të zgjasë deri në orën 13:00.
 
Puna nga ekspertët e policisë së kufirit dhe Migracionit është ndërprerë Kapshticë, pasi pala greke nuk punon për përpunimin e dokumentacionit të udhëtarëve që shkojnë drejt Greqisë apo vijnë për në Shqipëri.

Kjo nuk është hera e parë që udhëtarët njoftohen në çastet e fundit për këtë bllokim të punës, duke krijuar jo pak probleme tek të gjithë ata që i drejtohen Greqisë apo Shqipërisë, duke i lënë të presin me orë të tëra në kufi, në kushte të vështira meteorologjike.


Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)