Përfaqësues të LDK-së kanë dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese komentet me nënshkrime të 67 deputetëve të partive të bllokut opozitar lidhur me kërkesën e PDK-së për seancën e Kuvendit të 17 korrikut
Anëtari kryesisë së LDK-së, Kujtim Shala, tha se nëpërmjet këtyre komenteve kanë paraqitur gjendjen faktike të seancës konstituive. Ai theksoi se nëpërmjet tyre konfirmohet se kërkesa e PDK-së është e pabazuar, dhe se Gjykata Kushtetuese nuk ka ndonjë objekt në këtë rast për trajtim.
Shala deklaroi se këto komente i mbështesin edhe deputetët të Lëvizjes Vetëvendosje, dhe se janë duke i pritur edhe nënshkrimet e deputetëve të minoriteteve.
Kërkesat e parashtruara në Gjykatën Kushtetuese nga Blloku
LDK-ja dhe deputetët e bllokut, përfshirë edhe ata të Vetëvendosjes, kërkojnë nga Kushtetuesja që nëpërmjet këtyre komenteve:
I. TË APROVOJË kërkesën e parashtruesve të komenteve për seancë dëgjimore;
II. TË REFUZOJË kërkesën e deputetëve të legjislaturës V të Kuvendit të Republikës së Kosovës nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), të përfaqësuar nga Xhavit Haliti, si të PAPRANUESHME, ose në alternativë; dhe
III. TË HEDHË POSHTË kërkesën e deputetëve të legjislaturës V të Kuvendit të Republikës së Kosovës nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), të përfaqësuar nga Xhavit Haliti, si të PABAZUAR.
Një ditë pas mbajtjes së seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës më 19 korrik, PDK-ja dërgoi në Gjykatën Kushtetuese lëndën ku ka kërkuar sqarime rreth procedurave të zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit, se a ka qenë në rregull procedura e zgjedhjes së kryetarit, si dhe pezullimin e punës së kryetarit të zgjedhur nga deputetët e bllokut opozitar dhe minoriteteve. Disa ditë pas kësaj kërkese, Gjykata Kushtetuese mori vendim për pezullimin e punës së kryetarit të Kuvendit deri në vendimin e plotë të kësaj Gjykate, për të cilin është thënë së do të publikohet më së largu deri më 18 shtator.
Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com