'Blofi' i mediave italiane/ Alarm për sulm terrorist nga shqiptari që ndodhet në burg prej tre vitesh në Tiranë

'Blofi' i mediave italiane/ Alarm për sulm terrorist nga shqiptari që ndodhet në burg prej tre vitesh në Tiranë

Bujar Hysa në sallën e gjyqit

Një lajm i rremë u shpërnda ditën e sotme në disa portale italiane për t'u kopjuar më pas nga mediat shqiptare, sipas të cilit dy shqiptarë Bujar Hysa dhe Bardhyl Hoxha janë shpallur në kërkim pasi do të përfshiheshin në një sulm terrorist në shtetit italian.

Lajmi thoshte se dy shqiptarët të shpallur në kërkim janë duke përgatitur një sulm terrorist. Shkrimi e krahasonte sulmin e planifikuar në shtetin fqinj me atë  të përmasave të Bataclan- it, që solli humbjen e dhjetëra jetëve në Francë.

Ndërkohë burime ekskluzive nga anti-terrori në policinë shqiptare i thanë Report Tv se prej më shumë se prej 3 vitesh Hysa ndodhet në qeli i dënuar me 18 vite në një burg të sigurisë së lartë dhe nën monitorim.

Të njëjtat burime thanë se për Hysën dhe Bardhyl Hoxhën ata s'kanë asnjë njoftim nga partnerët italian pasi në rastin më të parë do ti referonin dënimin e tij dhe vendin ku ai ndodhet në burg.

Hysa u arrestua tre vite më parë së bashku me një grup imamësh të vetë shpallur që rekrutonin besimtarë të rinj për të luftuar në Siri.

Foto e shpërndarë nga portali italian

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Mirditor: 02/11/2019 16:25

    Mediat italiane hedhin baltë për shqiptaret ditë për DITË. Lajme diskriminuse ndaj shqiptarve Lajme jo të vërteta. Skemi shtet ne shqiptaret po na sulmojn gjith andej itali greqi, Pse qeveria shqiprare nuk rreagon ndaj filmave amerikan që i bëjn shqiptaret kriminela.? E gjith bota kujton se shqiptaret jan kriminela.

    Përgjigju
    • ARIAN: 02/11/2019 22:38

      çudi e modhe....

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Assad rrezikon gjykimin për krime ndaj njerëzimit në Gjykatën Penale Ndërkombëtare

Assad rrezikon gjykimin për krime ndaj njerëzimit në Gjykatën Penale Ndërkombëtare