Blushi: 30% e neneve të
statutit të PS-së janë shkelur
PDF/Dokumenti i plotë i shkeljeve

Blushi: 30% e neneve të<br />statutit të PS-së janë shkelur<br />PDF/Dokumenti i plotë i shkeljeve
Deputeti socialist Ben Blushi ka paraqitur gjatë mbledhjes se sotme të grupit parlamentar të Partisë Socialiste, një dokument prej 10 faqesh në të cilin janë evidentuar shkeljet e statusit të PS.

Në në një prononcim për mediat, pas mbledhjes e cila zgjati për rreth 2 orë, deputeti Blushi tha se janë rreth 30% të neneve të Statutit që janë shkelur. I pyetur se çfarë përmban dokumenti i tij, Blushi tha se janë shkelur shumë nga parimet, si ai i mbledhjes, i zgjedhjes, parimi i papajtueshmërisë së mandatit etj. Po ashtu  Blushi tha se këto shkelje janë njëkohësisht edhe në kundërshtim me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë dhe ligjin për Partitë Politike.

Sipas tij, nëse partitë politike nuk janë demokratike atëherë edhe vendi nuk mund të jetë demokratikë.

“Ky debat brenda PS, nuk është debat i brendshëm. Është debat themelor. A mund të jetë një vend demokratik  nëse partitë politike nuk janë demokratike? A mund të ketë ekonomi të zhvilluar, nëse partitë nuk bëjnë zgjedhje, cënojnë të drejtat e anëtarëve. Kthehen në biznes privat, fusin njerës me rekorde kriminale. Burimi i pushtetit në Shqipëri, janë partitë politike. Nëqoftëse  partitë nuk janë të pastra atëherë të gjitha institucionet do jenë të ndotura. Nuk do ketë shpresë për brezat e rinj, konkurrencë të lirë, nëse partitë tona nuk çlirohen nga diktati i kapjes së tyre. Kur zgjedhjet po mohohen dhe kur ka një debat të mbivendosur. Hadje flasim për reformat. I mendoni dot sikur të dalë Merkel dhe të thotë se meqenëse po na dynden refugjatët nuk duhet të bëjmë zgjedhje,” u shpreh Blushi.

  • Sondazhi i ditës:

    PD paralajmëron protesta, bllokim rrugësh e kaos në Kuvend, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Ndërpritet derbi i Madridit, Reali i shënon Atleticos! Tifozët hedhin sende të forta kundër Courtois

VIDEO/ Ndërpritet derbi i Madridit, Reali i shënon Atleticos! Tifozët hedhin sende të forta kundër Courtois