Blushi akuza Veliajt: Vjedh taksat e qytetarëve të Tiranës me asfaltin elektoral nga Bashkia, ndërton rrugë me çmime të ndryshme

Blushi akuza Veliajt: Vjedh taksat e qytetarëve të Tiranës me asfaltin elektoral nga Bashkia, ndërton rrugë me çmime të ndryshme

Foto e publikuar nga Tedi Blushi

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka akuzuar Bashkinë e Tiranës se abuzon përmes asfaltit elektoral.

Blushi thotë se në Njësinë Bashkiake nr.5, në tri rrugë të shtruara brenda një distance 70 sekondash nga njëra-tjetra, rezulton se metri i asfaltit ka kosto të ndryshme.

 “Do të denoncoj sot një rast skandaloz të abuzimit flagrant me taksat e qytetarëve të Tiranës, nëpërmjet asfaltit elektoral, që po hidhet me nxitim nga Erion Veliaj në shumë rrugë të kryeqytetit, të braktisura prej tij prej 8 vitesh.

Nga një verifikim në terren, në Njësinë Bashkiake Nr.5, në tre rrugë të shtruara brenda një distance prej 70 sekondash larg njëra-tjetrës, rezulton se metri i asfaltit elektoral është i ndryshëm.

Ndërkohë kemi të njëjtën kompani ndërtimi, që ka kryer të njëjtin objekt punimesh: sistemim-asfaltim.

Të dashur qytetarë, Si është e mundur që brenda një distance kaq të shkurtër, në tre rrugë që ndodhen në të njëjtën zonë dhe në të njëjtin terren, kemi  tre çmime të ndryshme për metër të asfaltit elektoral?!”- shkroi Blushi.

Sipas Blushit, janë 3 rryugë që kanë çmime të ndryshme dhe janë në të njëjtën zonë.  Ai akuzon Veliajn se ka vjedhur 40% të kësaj diference.

“Në rrugën “Nikolla Tupe”, 1 metër asfalt elektoral koston 19,994 lekë.

Në rrugën mbrapa shkollës “Edit Durham”, metri i asfaltit elektoral koston 25,103 lekë.

Ndërsa në rrugën “Beqir Rusi”, 1 metër asfalt elektoral koston 29,315 lekë.

Kandidatët e opozitës janë oferta më e mirë, jo e keqja më e vogël

Si shpjegohet që njëra rrugë koston gati 40% më shtrenjtë se rruga tjetër, ndërkohë që kemi të njëjtën cilësi asfalti dhe të njëjtin objekt punimesh?

Arsyeja është shumë e thjeshtë, vjedhja dhe abuzimi me taksat e qytetarëve të Tiranës, nga Kryetari ende në detyrë i Bashkisë, Erion Veliaj.

Ky 40% në fakt nuk është gjë tjetër vetëm korrupsion, lekë të grabitura të qytetarëve të Tiranës, që përfundojnë në xhepat e Erion Veliajt dhe kompanive pranë tij, në funksion të zgjedhjeve.

Çuçi prezanton kandidatin për Skraparin, Adriatik Mema: Do jem i gatshëm për të dëgjuar zërin tuaj!

Kapja në flagrancë duhet t’i mjaftojnë organeve të drejtësisë për të nisur menjëherë hetimet dhe nxjerrjen e përgjegjësisë ligjore për këdo që vazhdon vjedh paturpësisht.

Erion Veliaj nuk pati kohë në tetë vite të ndërtonte një infrastrukturë rrugore dinjitoze për Tiranën!

Me rreth 1 miliard euro buxhet, ai mund të shtronte edhe rrugët e Parisit, por fokusi i tij ishin lejet e ndërtimit dhe vjedhja me mega-aferën e inceneratorit të Tiranës, që nuk ekziston.

Rrugët nuk u shtruan sepse taksat e qytetarëve u vodhën dhe u shpërdoruan!

Me ziftin elektoral që po hidhet tani me nxitim, Erion Veliaj nuk e zbardh dot faqen!

Përkundrazi, po e nxin edhe më shumë duke abuzuar edhe në ditët e fundit të detyrës me taksat e qytetarëve të Tiranës. Ndaj Ndryshimi është në dorën tuaj më 14 Maj, duke votuar për Belind Këlliçin dhe për një Këshill të ri Bashkiak, që nuk do të lejojë më këto lloj standarde punimesh dhe abuzim me taksat tuaja”, shkroi Tedi Blushi.

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • eli: 02/05/2023 08:47

    Eshte super idiot se nuk ka mundesi tjeter!Edhe me sy duket qe rruga trete eshte dy here me e gjere se rruga e pare.Ky palla e di se cmimi i asfaltit vendoset per meter katror si pallatet e Ilir Metajt!Rruget vleresohen me meter lineare o i marum!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Thirrja e Erjonit dhe Belindit në të njëjtën ditë në SPAK, politikë penale dhe jo profesionale

Spahiu: Thirrja e Erjonit dhe Belindit në të njëjtën ditë në SPAK, politikë penale dhe jo profesionale