Blushi:Alternativa që unë kam
zgjedhur është lufta kundër varfërisë

Blushi:Alternativa që unë kam<br />zgjedhur është lufta kundër varfërisë
TIRANË - Deputeti i Partisë Socialiste i cili prej kohësh ka shprehur qëndrimin e tij kundër qeverisë, edhe në seancën e sotme parashtroi qëndrimin e tij ku kërkoi edhe dyfishimin e pagës minimale.
 
Duke iu përgjigjur pyetjes së bërë nga deputeti socialist Eduard Bejko në seancën e kaluar, Blushi theksoi se do të jetë vetëm e vetëm me ata që na sollën në pushtet dhe me ata që janë në nevojë.
 
Unë jam pjesë e grupit ku jam zgjedhur dhe besoj se lufta kundër varfërisë nuk është për të pasuruar të varfrit duke pasuruar të pasurit. Ne sot nuk na kërcënojnë luftërat, por varfëria, Mendojmë se duhet të bëjmë një zgjedhje duhet të ndihmojmë më shumë ata që janë në nevojë. Do të jenë vetëm e vetëm me ata që na sollën në pushtet dhe me ata që janë në nevojë.”- tha Blushi.
 
Më tej Blushi ka vlerësuar se sot janë 400.000 persona të cilët jetojnë me 400 lekë dhe për të kjo është e papranueshme.
 
Sipas tij nëse shoqëria nuk do të mësojë të bashkëjetojë me këta 400.000 persona atëherë vendi do të shkojë drejt falimentimit.
 
Jam i bindur se ka më shumë mundësi për të garantuar më tepër harmoni. Janë 400.000 vetë që jetojnë me 400 lekë. Për këtë më vjen turp. Kjo shumicë ka më shumë mundësi që të nxjerrë 400.000 vetë nga tortura. Janë këta që kërkojnë azil. Propocioanalisht duhet të shpërndajmë më shumë për ta. Kjo shoqëri ka për të falimentuar nëse nuk mëson që të bashkëjetojë me të 400.000 të varfrit.”-u shpreh Blushi.
 
Por për Blushin është edhe e papranueshme që taksa progresive është deformuar dhe sot taksohet më tepër mendja sesa pasuria sipas tij.   Duke qëndruar te sistemi i taksimit Blushi e cilësoi si të papranueshme që një nëpunës Banke taksohet më shumë se sa pronari i një banke.
                  
Taksa progresive u deformua, ne taksojmë më shumë atë që punon sesa atë që bën biznes. Ai që fiton 1.000 euro taksohet 23%, ai fiton 1 mln taksohet  18%. Kë taksojmë ne më shumë pasurinë apo mendjen. S’na mungon asnjë pasuri. Na mungon mendja. Taksojmë më shumë mendjen se sa pasurinë.”- tha Blushi.

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Zikaltrit vuajnë, Thuram shënon tripletë dhe i jep triumfin Interit përballë Torinos

Zikaltrit vuajnë, Thuram shënon tripletë dhe i jep triumfin Interit përballë Torinos