Blushi-Berishës: Ç’punë ke ti me 
PS?Je otomani i fundit komunist

Blushi-Berishës: Ç’punë ke ti me <br />PS?Je otomani i fundit komunist
Ish Kryeministri i vendit Sali Berisha dhe deputeti i PS-së Ben Blushi janë përfshirë në një debat për çështjet e brendshme të Partisë Socialiste dhe garës që pritet të bëhet për drejtimin e saj.
 
Berisha ka qenë i pari që ka thënë se nuk bën avokatin e Blushit, por se është për një sistem demokratik të partive, ndërkohë që i menjëhershëm ka qenë reagimi i Ben Blushit, i cili i ka thënë Berishës së ç’punë ka ai me çështjet e brendshme të PS-së

Ja debati i plotë Berisha - Blushi
 
Sali Berisha: Nuk bëj avokatin e Blushit por vlerave të sistemit demokratik. Më vjen mirë që dy deputetë të veriut mbrojnë garën sepse zotëria e tij (Rama) veriun e ka të personifikuar me vrasës, kriminel, trafikantë, banditë,por ka dhe të tjerë që janë nga veriu e s’janë as banditë e as kriminel, por janë qytetarë të vërtetë
 
Ben Blushi:  Ne jemi në një garë, kemi një garë për aryet tona, po ti ç’punë ke? Teserën e partisë së punës e ke lënë, unë jam një nga ata që e njoh atë që ke bërë në 25 vite, Eduart Selamin e çove në Amerikë, i ke rrahë brënda partisë, mua spo më rreh njeri, smë lenë të bëj garë,por s’më rrahin.  Pse bën sikur s’dëgjon, ç’punë ke ti me ne? Mendon se duke bërë ne garë përfiton më shumë vota, ça halli ke që përzihesh në punët tona ? Ske bërë garë brenda PD me asnjë në 25 vite, modeli jot që krijove nuk dua të vijë në partinë time, jam kundër modelit jo kundër njeriut, jam e kam qenë kundër teje, mos u ngatërro me ne.Nëqoftëse çohesh e tregon sesi i ke trajtuar rivalet brënda PD është histori, për Selamin, Genc Pollon, Lulzim Bashës i qëndron në kokë duke i thënë ca të bëjë.Na le ti zgjidhim vetë çështjet tona, unë mund të jem kundër partisë që jam, ama gjithmonë do jem kundër teje sepse je i papërshtatshëm, je otoman komunist i fundit në ballkan
 
Sali Berisha: Me Blushin kam njohje të vjetër, disa anë të tij i vlerësoj, publicistikën, por në politikë nuk duhet të citoj veten time, por nuk mund të mos e lë pa e theksuar. Blushi në politikë është tradhtar i vetes së tij, unë sbëj avokatin e atij që tradhton veten e tij, ti kur s’ke njeri tjetër të tradhtosh, tradhton vetë Blushin.S’kam qenë engjëll, kurrë s'më ka shkuar në mendje që të pengoj njeri në garë, kam pasur fat që bashkëpunëtorët e mi të kenë garuar, ka ndodhur që s’kanë garuar dhe kryesia e partisë i caktonte, ne fund hoqi dorë nga ky rregull. Unë qëndroj, s’mund të imagjinoj që një kryetar partie të thotë se s’pranoj garën.

 
Përveç çështjeve që kanë të bëjnë me Partinë Socialiste, Blushi e Berisha kanë debatuar edhe për çështje diplomatike, siç është marrëdhënia me Greqinë e Turqinë., ku Blushi e ka quajtur Berishën si otomani i fundit komunist në rajon.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
 
 

  • Sondazhi i ditës:

    PD paralajmëron protesta, bllokim rrugësh e kaos në Kuvend, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Ndërpritet derbi i Madridit, Reali i shënon Atleticos! Tifozët hedhin sende të forta kundër Courtois

VIDEO/ Ndërpritet derbi i Madridit, Reali i shënon Atleticos! Tifozët hedhin sende të forta kundër Courtois